KONGRESI I LUSHNJES –BAZAT E SHTETIT MODERN SHQIPTAR
Dr. Ing. Stefan PINGULI*
PËRMBLEDHJE
Kongresi i Lushnjes është një nga ngjarjet më të mëdha historike të Kombit shqiptar, i cili arriti tre objektiva madhore: kushtetoi kufijtë shqiptarë nëpërmjet aktit të pavarësimit të plotë të tyre, zgjodhi qeverinë me këshillin e lartë prej 4 anëtarësh dhe 37 deputetë, me kryetar Z.Sulejman Delvina dhe përcaktoi Tiranën si kryeqendra e shtetit Shqiptar. Kongresi kaloi nëpër tri faza kohore të menduara dhe të organizuara mjaft mirë duke pasur parasysh kohën dhe mundësitë kur zhvilloheshin ngjarjet. Në fazën e parë përgatitore, u analizua së pari gjendja e vështirë që kalonte kombi ynë si pasojë e luftrave Ballkanike dhe egoizmit të pafund të fqinjve tanë të mbështetur nga vendimet e traktatet e fshehta të Londres (nënshkruar më 1915) dhe konferences së paqes në Paris në vitin 1919. Me mbarimin e luftës së parë botërore, pretendimet e Italisë për Vlorën, Grekëve për Shqipërinë e jugut (me marveshjen Tito-Venizellos), si dhe Serbo-Malazezeve për veriun e Shqipërisë, e kishin futur situatën fizike dhe politike të Shqipërisë në një gjendje mjaft dëshpëruese. Presidenti Willson me idealizmin e tij antiagresiv ndaj shteteve të vegjël si Shqipëria ishte në këtë kohë e vetmja përkrahje për Shqipërinë e cila zbuti tensionin agresiv të fqinjeve si dhe provokoi ndjenja atdhedashurie të udhëhequra nga motoja “Shqipërine nuk e bëjnë të huajt por vetë Shqiptarët”. ”Këtyre vështirësive iu shtuan dhe qëndrimet antikombëtare të qeverisë së Durrësit si dhe intrigave të Esat Pashë Toptanit. Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, si një akt trimërie e shprehje e vullnetit kombëtar. Qeveria e Tiranës dalë nga Kongresi I Lushnjes, në pak kohë u njoh nga të gjithë Shqipëtarët dhe u formua një qendër ku mund të mblidheshin të gjitha energjitë e Kombit. Në situatën kur Italia mbante të pushtuar Vlorën, Greqia ushtronte presion mbi Korçën dhe Gjirokastrën, si dhe Serbët e Malazezët rrezikonin veriun e vendit, energjitë morale dhe organizative u përqëndruan mbi Italinë e cila ishte nyja e të gjitha veprimeve antishqiptare. Me besimin që ngjalli Kongresi dhe ndihmën e shtetit legjitim I dalë prej saj, u zhvillua lufta e Vlorës si veprimtaria më patriotike që vendosi “de fakto” clirimin e Shqipërisë dhe sovranitetin e kombit. Me tërheqien e Italisë nga Vlora më 1920, Shqipëria u bë vend I pavarur, si I tillë u pranua në gjirin e Lidhjes së Kombeve në shtator të vitit 1920. Një vit më vonë me 9 nëntor 1921 Konferenca e Ambasadorëve në Paris hodhi poshtë kërkesat e Grekëve mbi Korçën dhe Gjirokastrën, si dhe vuri kontrollin mbi veprimet pushtuese të Jugosllavisë. Kujtimi i kësaj veprimtarie sa atdhetare aq dhe shtet formuese, si dhe personaliteteve me nivel intelektual dhe atdhetar të pamatshëm na mëson të vlerësojmë situatat dhe vlerat e Kombit.
Fjalë kyç: Kufijtë shqiptarë, luftrave Ballkanike, traktati i fshehtë i Londrës, konferenca e paqes në Paris, Presidenti Willson
*Doktor, studiues, Akademia Alternative Shkencore Rrënjët Tona, Tiranë
KONGRESI I LUSHNJES
Kongresi i Lushnjes eshte nje nga ngjariet me te medha historike te Kombit shqiptar, i cili arriti tre objektiva madhore:
- kushtetoi kufijtë shqiptarë nëpërmjet aktit te pavarësimit të plotë të tyre,
- zgjodhi qeverine me keshillin e larte prej 4 anetaresh dhe 37 deputete, me kryetar Z. Sulejman Delvina,
- percaktoi Tiranen si kryeqendra e shtetit Shqiptar.
Kongresi kaloi neper tri faza kohore te menduara dhe te organizuara mjaft mire duke pasur parasysh kohen dhe mundesite kur zhvilloheshin ngjariet. Ne fazen e pare pergatitore, u analizua se pari gjendja e veshtire qe kalonte kombi yne si pasoje e luftrave Ballkanike dhe egoizmit te pafund te fqinjve tane te mbeshtetur nga vendimet e traktatet e fshehta te Londres (nenshkruar ne 1915) dhe konferences se paqes ne Paris ne vitin 1919. Me mbarimin e luftes se pare boterore, pretendimet e Italise per Vloren, Grekeve per Shqiperine e jugut (me marveshjen Tito-Venizellos), si dhe Serbo-Malazezeve per veriun e Shqiperise, e kishin futur situaten fizike dhe politike te Shqiperise ne nje gjendje mjaft deshperuese. Presidenti Willson me idealizmin e tij antiagresiv ndaj shteteve te vegjel si Shqiperia ishte ne kete kohe e vetmja perkrahje per Shqiperine e cila zbuti tensionin agresiv te fqinjeve si dhe provokoi ndjenja atdhedashurie te udhehequra nga motoja “Shqiperine nuk e bejne te huajt por vete Shqiptaret”.”Ketyre veshtiresive iu shtuan dhe qendrimet antikombetare te qeverise se Durresit si dhe intrigave te Esat Pashe Toptanit. Ne keto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, si nje akt trimerie e shprehje e vullnetit kombetar. Nën peshën e këtyre vështirësive dhe rreziqesh për Kombin u mblodh grupi nismetar me 31 dhjetor 1919 ne teqene e Karbunares, ku filluan pergatitjet e Kongresit te Lushnjes duke ngritur nje komision nismetar te perbere prej 28 atdhetaresh, perfshire ketu kryetarin e bashkise Besim Nuri, Sheh Karbunara, Namik Xeka dhe shume atdhetare te tjere. Mbeshtetur ne mikpritjen dhe atdhedashurine e popullit te Lushnjes prej 2800 banoresh ne ate kohe, komisioni zgjidhi problemet infrastrukturore nga lajmerimet telegrafiko- postare per te gjitha zonat e vendit deri tek mbledhja e vullnetareve per te mbrojtur fizikisht deputetet nga forcat italiane dhe atyre antikombetare, te cilet militonin ne zonat Tirane-Durres-Vlore. U krijuan kushtet e nevojshme per zhvillimin e Kongresit, duke perfshire ambientet e pershtatshme te mbledhjeve, bazen ushqimore per delegatet dhe mbrojtesit e tyre.
Kongresi teknikisht filloj punimet me 21 janar 1920 ne shtepine e patriotit Lushnjar Kaso Fuga. Ne Kongres morren pjese delegate nga e gjithe Shqiperia. Kongresi kishte si qellim vleresimin e situates se brendshme dhe te jashtme te vendit si dhe masat qe duhet te merreshin per shpetimin nga rreziku i copetimit te vendit. Ceremonia e hapjes u pershendet nga Ferid Vokopola pefaqesues i delegateve te zones Berat-Lushnje si dhe Arif Pashe Elbasani perfaqsues I Elbasanit. Me zgjedhien e Z. Aqif Pashe Elbasani si kryetar i Kongresit, u vendos te behen protesta ne te gjithe vendin kunder vendimeve te konferencave te paqes qe ndanin vendin tone sipas interesave te fqinjeve, gjithashtu u krijua nje komision per te marre pjese ne delegacionin e paqes ne Paris, nga zoterinjte; Luigj Bumci, Mehmet Konica dhe Dr. Turtulli si perfaqesues legjitime te Kombit Shqipetar. Gjithashtu u vendos rrezimi i qeverise se Durresit si organizem antikombetar. Ne fazen perfundimtare u zgjodh Qeveria Shqiptare e perbere nga Keshilli I larte me 4 antare: Imzot Bumci, Aqif Elbasani, Abdi Toptani dhe Dr.Turtulli, gjithashtu u zgjodhen anetaret e qeverise se re me kryetar Sulejman Delvinen, Ahmet Zogun minister i brendeshem, Mehmet Konica minister i jashtem, Hoxhe Kadria minister drejtesie, Ndoc Coba minister I financave, Sotir Peci minister i arsimit, Ali Kolonja minister I luftes, Eshref Frasheri drejtor I pergjithshem i puneve botore.
Me date 31 janar Kongesi zgjodhi senatin dhe shpalli Tiranen Kryeqytet te Shqiperise. Menjehere pas mbylljes se punimeve te Kongesit me date 31 janar 1920 kongresi u hodh ne terren duke u dale kunder te gjitha planeve te copetimit te Kombit si nje autoritet I vetem I Shqiperise me fuqi sovrane. Me hartimin e statutit te Shtetit Shqiptar dhe me qeverine e ligjshme iu vu punes per organizimin e administrates, xhandarmerise dhe te shkollave, duke u munduar t’i jepte fund anarkise.
Qeveria e Tiranes dale nga Kongresi I Lushnjes, ne pak kohe u njoh nga te gjithe Shqipetaret dhe u formua nje qender ku mund te mblidheshin te gjitha energjite e Kombit. Ne situaten kur Italia mbante te pushtuar Vloren, Greqia ushtronte presion mbi Korcen dhe Gjirokastren, si dhe Serbet e Malazezet rrezikonin veriun e vendit, energjite morale dhe organizative u perqendruan mbi Italine e cila ishte nyja e te gjitha veprimeve antishqiptare. Me besimin qe ngjalli Kongresi dhe ndihmen e shtetit legjitim I dale prej saj, u zhvillua lufta e Vlores si veprimtaria me patriotike qe vendosi “de fakto” clirimin e Shqiperise dhe sovranitetin e kombit. Me terheqien e Italise nga Vlora me 1920, Shqiperia u be vend I pavarur, si I tille u pranua ne gjirin e Lidhjes se Kombeve ne shtator te vitit 1920. Nje vit me vone me 9 nendor 1921 Konferenca e Ambasadoreve ne Paris hodhi poshte kerkesat e Grekeve mbi Korcen dhe Gjirokastren, si dhe vuri kontrollin mbi veprimet pushtuese te Jugosllavise.
Kujtimi i kesaj veprimtarie sa atdhetare aq dhe shtet formuese, si dhe personaliteteve me nivel intelektual dhe atdhetar te pamatshem na meson te vleresojme situatat dhe vlerat e Kombit.
AKADEMIA ALTERNATIVE RRENJET TONA fton te gjithe bashke kombesit dhe organizmat qeveritare dhe shkencore ta shohin kete ngjarje si veprimtari per t’u marre shembull dhe pastruar historine nga te gjitha subjektivizmat politike.