Informacione Për Organizatorët e Kuvendit

Kodi i Etikës
Kodi i Etikës

MEMO Bashkëpunimi
MEMO Bashkëpunimi

Statut i Fondacionit “Rrënjet Tona”

Statut i fondacionit “Rrënjet tona”

Rregullore e Brendshme e “Akademisë Rrënjet Tona”
Rregullore e brendshme e “Akademisë Rrënjet Tona”

Shoqata QENDRA KOMBËTARE “RRËNJËT TONA”

Ushtron aktivitetin e saj në përputhje me legjislacionin Shqipëtar në fuqi, konkretisht ligji nr. 8788, date 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurese”. Eshtë themeluar me vullnet të lirë nga një grup anetarësh nismëtarë dhe është një organizatë, jofitimprurëse. Ajo është një organizim jo qeveritar, i pavarur nga partitë e organizatat politike dhe gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin, Programin dhe Rregulloren e saj. Veprimtaria e saj shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.

“ALEANCA QYTETARE E MBROJTJES SË VLERAVE KOMBËTARE

Shkurt AQMVK” ushtron aktivitetin e saj në përputhje me legjislacionin Shqipëtar në fuqi konkretisht ligji nr. 8788, date 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurese”, ligji nr. 8789, dt.07.05.2001. Aleanca Qytetare e Mbrujtjes së Vlerave Kombëtare është themeluar me vullnet të lirë nga një grup anetarësh nismëtarë dhe është një organizatë, jofitimprurëse. Ajo është një organizim jo qeveritar, i pavarur nga partitë e organizatat politike dhe gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin, Programin dhe Rregulloren e saj. Organizata ka vulën dhe stemën e saj. Veprimtaria e saj shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Anëtarët e parë themelues të Organizatës janë të gjithë ata individë, të cilët kanë nënshkruar deklaratën e themelimit dhe betimin për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE G & G GROUP

QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE – G & G Group ofron një kuadër të plotë të shërbimeve që mbulon fushën e Legjislacioniut, Mjedisit, Gjeoshkencës dhe Histori-gjuhësissë e etnokulturës.. Përgjegjësia për të menaxhuar sfidat e sotme dhe mbrojtjen e vlerave të kombit, kërkon zbatimin e njohurive të sotme shkencore.

FORUMI” IMAZH & MEDIA

Forumi Mbarëkombëtar “Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar” nën slloganin “Kombi Shqiptar, Imazhi Im” Forumi ka 23 vite që është themeluar, dhe Festivali Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar”, mbylli me sukses edicioni e 16( gjashtëmbëdhjetë), më 22 Dhjetor, 2018. Misioni i Imazhit Shqiptar për identifikimin dhe promovimin e vlerave të Imazhit Shqiptar nuk ndalet. Si çdo vit, Forumi “Imazh & Media”, ka pritur në Kryeqytetin Shqiptar, në Tiranë, edicionin e Festivalit Ndërkombëtar” Imazhit Shqiptar”, së bashku me miqtë dhe mbështetësit e kontributorët nga të gjitha trevat shqipfolëse. Tashmë, një traditë e veprimtarive të Forumit” Imazh & Media”.

ORGANIZATA “ALVA “- ALBANIAN VALUES – VLERAT SHQIPTARE

Organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare”, është një organizatë jo fitim prurëse dhe jopolitike, e themeluar si një nismë e një grupi dashamirësish, artistë, historianë, aktivistë të njohur të shoqërisë civile, të apasionuar ndaj vlerave, kulturës, traditës, natyrës, gjuhës, letërsisë, folklorit të kombit shqiptar etj. “ALVA” zotëron karakter kulturor, informues, edukativ, shkencor që bazohet në evidentimin dhe promovimin e vlerave mbarëkombëtare kulturore, historike, njerëzore të vyera të kombit shqiptar, për të mundësuar ruajtjen dhe zhvillimin e tyre si dhe për të aspiruar integrimin e Shqipërisë në gjirin e Bashkimit Evropian, duke u identifikuar me historinë, kulturën, gjuhën dhe traditat e një kombi të barabartë në mes të barabartëve.