PELLAZGËT KANË FOLUR DHE SHKRUAJTUR SHQIP
Do vijë një ditë që bota e qytetëruar do të hapë letrat e do tronditet thellë për trajtimin që i ka bërë racës së parë mbarë-njerëzore, stërnipër e stërgjyshër, që për fatin e saj flasin akoma gjuhët e tyre.[1]
Ne gjeologët, ndryshe nga shumë shkenca të tjera, mundohemi të zbërthejmë të brendshmen me anë të sipërfaqes, ose e thënë ndryshe, thellësinë me anë të cektësisë, për të arritur te ajo që nuk duket ose te ajo që fshihet. Sepse e tillë ka qenë edhe historia e të parëve të njerëzimit pas përmbytjes së madhe apo pas akullnajimit të fundit apo pas hirit të fundit të madh vullkanik. Ata shkruan, punuan e lanë gjurmë në shumë forma, që të mëvonshmit, nëse do të ishin mosmirënjohës, një ditë në dritë do ta nxirrnin të vërtetën e themelimit të diturisë së njerëzimit.
Fusha: Gjuhësi
Periudha : Antikitet
Autori : Sazan GURI