
1.1.1 Ç’është parahistoria
Më parë se të shqyrtojmë kohën e lindjes dhe të zhvillimit të njeriut parahistorik, shtyhemi të dëftejmë se ç’është parahistoria që veç gërvishjeve nëpër muret e shpellave nuk trashëgon aq fakte sa të arrish ta sendërtosh atë. Gjithsesi, ka displina si gjeologjia që arrin të përshkojë abisalet e milionave vjetëve, po për aq vite futet edhe në thellësitë e tokës, që mund të ndihmojnë kështu edhe arkeologë e historianë, pse jo edhe studiusë të tjerë të analizojnë parahistorinë e pashkruajtur të dy milion vjetëve të fundit, por sidomos të 25,000 viteve të fundit.
Fusha: Histori
Periudha : Prehistori
Autori : Sazan GURI