Edhe kombi ka të drejtë përr reth meje
Më 30 dhjetor të vitit 1940, në moshën 69 vjeçare, pas një plomonie që kishte marrë gjatë një vizite në Troshan, në fillim dhjetor 1940, atje ku kishte filluar jetën shërbestare dhe letrare, kthehet në Shkodër, i sëmurë rëndë, dhe pushon për të shkuar në amshim. Ai, i cili sundoi për gati gjysmë shekulli letrat shqipe, politikën, diplomacinë.
Ai që na dha alfabetin latin në Kongresin e Manastirit, si kryetar i Komisisë letrare të alfabetit, i cili, me dijen, autoritetin, dashurinë për vendin dhe kombin, detyroi kongresin që mos të futeshin harfet turke dhe ciriliket por, alfabeti i Shoqërisë Bashkimi krijuar nga kleri françeskan, Abati Mirditës Prenk Doçi dhe nga Ndoc Nikaj e Pashk Bardhi dhe at Fishta (Vigani-Veriut), me alfabetin latin e niste Shqipërinë nga Europa Perëndimore nën pushtimin Otoman 500 vjeçar.
Fusha: Etnoikultura
Periudha : Bashkohësia
Autori : Ilir DEMALIA