ETIMOLOGJIA DHE KUPTIMI I KONCEPTIT GRUA
Termi Gea në greqisht që në shqip d.t.th tokë e merr kuptimin primar nga fjala “Gi” (gji), që në gr. d.m.th. tokë. Por që në fakt, sipas A. Kolës, ky koncept rrjedh apo vjen nga “Gji”- ri i femrës.[1] Pas Kaosit, thotë Hesoidi, u krijua “Gjea”, (gjoksmadhja), për të ushqyer kështu si një mbështetëse e sigurt, ku do të vendosej gjithçka. Po me këtë fjalë lidhet ajo gjeologji, që shumëkush nga mësuesit e gjuhësisë apo gjeografisë apo gjeologjisë na mësojnë se e ka burimin në greqishte, kur të dyja njërrokëshet e saj apo morfemat, si ajo “gea” dhe ajo logos shpjegohet, respektivisht, me fjalët shqipe, si “gji” dhe “fjalë dije”.
[1] Aristidh Kola, Gjuha e Perendive, v.1989
Fusha: Etnokulture
Periudha : Bashkohore
Autori : Sazan GURI