Të dashur kolegë të Kuvendit,
Deri më tani kanë ardhur rreth 25 abstrakte për referime. Konkretisht, dje dhe sot kemi arritur të sigurojmë një sponsor të parë, për ato që kemi harxhuar dhe këto që mund të bëjmë si fillim.
Akoma nuk kemi marrë një përgjigje nga Institucionet Akademike dhe Universitare për t’i pasur pjesë në Kuvend.
Na duhen vajtje në Prishtinë, Gjakovë, Tetovë e Mal të Zi, që nuk kemi mundur t’i bëjmë akoma për shkak të financimeve.
Na duhet një përgjigje pozitive e tre kollozëve të mendimit gjuhësor: Arif Matia, Niko Stillo dhe Arsim Spahiu, të cilët s’po reagojnë akoma.
Me shpresën se këto do t’i rregullojmë sa më shpejt nga njëra anë, por nga ana tjetër me keqardhje ju lajmërojmë për vendimin që morëm më dt. 09/01 si grup organizator ku Kuvendi Mbarëkombëtar do të mbahet në datat 09-10-11 Maj 2019 (Enjte-Premte-Shtunë).
Me respekt për secilin nga ju dhe mirënjohje për kontributin tuaj,
Dr.Stefan PINGULI President i Kuvendit
Prof. Sazan GURI Sekretariati Organizativ
Fatbardha DEMAJ anëtare e Komitetit Shkencor
Dr. Shpresa MUSAI anëtare e Komitetit Shkencor
Ing. Eva BRINJA anëtare e Komitetit Organizativ
Dr. Elena KOCAQI anëtare e Komitetit Shkencor
Ing. Fredi BALAJ anëtar i Komitetit Organizativ
Dr. Saimir LOLJA anëtar i Komitetit Shkencor