APOSTUJT E KUVENDIT TË LUSHNJËS
Xhevair LLESHI *
PËRMBLEDHJE
Pa Kuvendin e Lushnjës do të humbte si në shkretëtirë pavarësia e Shqipërisë, e arritur nëntë vjet para Ngjarjes së Madhe. Pa Kuvendin e Lushnjës pavarësia do të kish mbetur nën rrebeshet e tmerrshme të kohërave që siç kishin kaluar nëpër Luftën e Parë Botërore, priteshin të binin sërish mbi trupin e Atdheut. Do të kishin mbetur të humbur e gjithnjë nën stuhi e rrebeshe. Por Kuvendi erdhi. E sollën ata, atdhetarët e fisëm e të mëdhenj të Shqipërisë, që të tillë kanë mbetur përjetë. Ata e dinin kumtin që erdhi nga Parisi dhe Konferenca e Paqes se fatet e këtij vendi i kishte marrë në dorë SHBA-ja, Amerika e madhe, Amerika e largët. Ajo do ia shëronte plagët, do ia motivonte buzëqeshjen me mbështetjen e vet vërtet jetike për kombin. Kurmet e tyre gati të punuara me dorë, i kam pranë dhe ua shoh mendimet, kujtesën fine e të zhdërvjellët. Po, sepse fryma e atij kuvendi është kujtesa?! Po brenda meje befas ngrihet revolta… E mjera Shqipëri! Në ditët e këtij Kuvendi ishte jo e rëndë, por «alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda; e kërcënuar dhe tejet e agresuar nga jashtë», shkruan tani vonë dikush, mik yni. «Ishin mprehur hanxharët si në një kasaphanë dhe po kërkonin të bënin copëtimin e dytë dhe përfundimtar të Shqipërisë!», vijon ai më tej. Dukej vërtet që ishte mallkim i madh, por që na e bënte edhe më të shtrenjtë atdheun, pa e tepruar aspak. Kjo të pikëllon, natyrisht askush s’mund ta durojë këtë gjendje, një ndijë e thellë, e ashpër që ta bën jetën sikur bëhej gati të të linte pendët. Mirëpo teksa të përfshin dëshpërimi, ti hedh sytë edhe një herë në ato ditë të mëdha që sollën 21 janarin e vitit 1920 dhe vëren optimizmin e madh patriotik, sepse njerëzit kërkonin rishtas atë që u mungonte, atdheun të cilit kushdo ia di vlerën, pikërisht kur nuk e ka më. Na mungonte krejt shtëpia, miq, ishte rrënuar gjithçka, qe rrafshuar krejt, por ama shpirti ishte gjallë dhe donte të shpërthente me një madhështi solemne, shoqëruar me optimizmin e paparë. Ja, shí kjo më mbush me krení të jashtëzakonshme…
Fjalë kyçe: Kuvendi Kombëtar i Lushnjës, Pavarësia Kombëtare, Këshilli i Naltë, Këshilli Kombëtar, Qeveria, Sulejman Delvina, Ahmet Bej Zogu, Tirana, kryeqytet…
*Shkrimtar, botues, historian, psikolog, Akademia Alternative Shkencore Rrënjët Tona, Tiranë
NGA ROJA TEK LETRA PRESIDENTIT TË AMERIKËS
Pa Kuvendin e Lushnjës do të humbte si në shkretëtirë Pavarësia e Shqipërisë, e arritur nëntë vjet para Ngjarjes së Madhe. Pa Kuvendin e Lushnjës Pavarësia do të kish mbetur nën rrebeshet e tmerrshme të kohërave që, siç kishin kaluar nëpër Luftën e Parë Botërore, priteshin të binin sërish mbi trupin e Atdheut. Do të kishin mbetur të humbur e gjithnjë nën stuhi e rrebeshe. Por Kuvendi erdhi. E sollën ata, atdhetarët e fisëm e të mëdhenj të Shqipërisë, që, të tillë kanë mbetur për jetë.
Ata e dinin kumtin që erdhi nga Parisi dhe Konferenca e Paqes se fatet e këtij vendi i kishte marrë në dorë SHBA, Amerika e madhe, Amerika e largët. Ajo do t’ia shëronte plagët, do t’ia motivonte buzëqeshjen me mbështetjen e vet vërtet jetike për kombin. Kurmet e tyre gati të punuara me dorë, i kam pranë, dhe ua shoh mendimet, kujtesën fine e të zhdërvjellët. Po, sepse fryma e atij kuvendi është kujtesa?! Po brenda meje befas ngrihet revolta…
E mjera Shqipëri! Në ditët e këtij Kuvendi ishte jo e rëndë, por «alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda; e kërcënuar dhe tejet e agresuar nga jashtë», shkruan tani vonë dikush, mik yni. «Ishin mprehur hanxharët si në një kasaphanë dhe po kërkonin të bënin copëtimin e dytë dhe përfundimtar të Shqipërisë!», vijon ai më tej. Dukej vërtet që ishte mallkim i madh, por që na e bënte edhe më të shtrenjtë atdheun, pa e tepruar aspak. Kjo të pikëllon, natyrisht, askush s’mund ta durojë këtë gjendje, një ndijë e thellë, e ashpër që ta bën jetën sikur bëhej gati të të linte pendët. Mirëpo teksa të përfshin dëshpërimi, ti hedh sytë edhe një herë në ato ditë të mëdha që sollën 21 janarin e vitit 1920 dhe vëren optimizmin e madh patriotik, sepse njerëzit kërkonin rishtas atë që u mungonte, atdheun, të cilit kushdo ia di vlerën pikërisht kur nuk e ka më. Na mungonte krejt shtëpia, miq, ishte rrënuar gjithçka, qe rrafshuar krejt, por ama shpirti ishte gjallë dhe donte të shpërthente me një madhështi solemne, shoqëruar me optimizmin e paparë. Ja, shí kjo më mbush me krení të jashtëzakonshme…
KJO LETËR E MADHËRISHME
Ja, lexojeni! Shpirti i Mëmës që lëngon është aty. Dhe ju do të ndieni ndryshe pulsin tuaj, do ta shihni në pëllëmbë të dorës shpirtin tuaj, jo më duke u përpëlitur.
«Shkëlqesisë së Tij Wilson,
Kryetar t’Amerikes i Shteteve të Bashkuem, Vashington
Shqiptarët që kanë mbështetun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpëtimin e atdheut tyne.
Kuvendi Kombëtar i Lushnjës u mblodh më 21 janar 1920 dhe i zhvilloi punimet nga 28 deri më 31 janar 1920. Në të morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit.
Vendim tjetër i rëndësishëm ishte ai për krijimin e organeve të larta të shtetit shqiptar. Kuvendi zgjodhi një Këshill të Naltë prej 4 vetash, i cili do të përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar derisa të përcaktohej përfundimisht forma e regjimit nga ana e një Asambleje Kushtetuese. Në të bënin pjesë: Aqif pashë Elbasani, Mihal Turtulli, At’ Luigj Bumçi dhe Abdi bej Toptani. Kuvendi zgjodhi gjithashtu një Këshill Kombëtar të përbërë prej 37 anëtarësh, që do të kryente funksionet e parlamentit.
Në qeverinë e dalë nga Kuvendi i Lushnjës dhe që kryesohej nga Sulejman Delvina bënin pjesë: Eshref Frashëri (nënkryetar), Mehmet Konica (ministër i Punëve të Jashtme), Ahmet Zogu (ministër i Punëve të Brendshme), Sotir Peci (ministër i Arsimit), Hoxha Kadriu (ministër i Drejtësisë) dhe Ndoc Çoba (ministër i Financave).
Më 11 shkurt 1920 qeveria e Sulejman Delvinës, Këshilli i Lartë dhe Këshilli Kombëtar u vendosën në Tiranë, ku u pritën me entuziazëm nga populli. Qysh nga ajo kohë, Tirana u bë kryeqyteti i Shqipërisë.