KONGRESI I LUSHNJES DHE KONTRIBUTI I TIJ PËR NDËRTIMIN E SHTETIT DEMOKRATIK
Ylli Myftiu*
PËRMBLEDHJE
Kongresi i Lushnjës ka meritën historike të zgjidhjes përfundimtare të dy detyrave themelore të lëvizjes kombëtare: Së pari, të ruajtjes së sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të Shqipërisë të njohur ndërkombëtarisht nga Konferenca e Londrës në vitin 1913. Së dyti, të krijimit të shtetit shqiptar mbi themele kushtetuese të frymëzuara nga parime demokratike të qeverisjes moderne. Delegatët e Kongresit hartuan dhe miratuan një dokument të titulluar “Bazat e Kanunores së Këshillit të Lartë” që ishte akti i parë kushtetues i hartuar nga vetë shqiptarët. Me vendimet e Kongresit të Lushnjës për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, u krijuan institucionet e pushtetit qendror të sanksionuara në një akt kushtetues. Përmbajtja përparimtare e tij krijoi kushte të favorshme për lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri e për zhvillime të tjera demokratike në vitet 1920-1924. Kongresi i Lushnjës, jo vetëm mori vendime jetike për Shqipërinë por edhe i zbatoi ato nëpërmjet institucioneve që krijoi. Këto institucione e zhvilluan veprimtarinë brenda e jashtë vendit, si përfaqësuese legjitime të popullit shqiptar jashtë çdo kontrolli, mandati apo protektorati të huaj. Lindi kështu Shqipëria e lirë dhe jo më e varur prej vullnetit dhe prej mëshirës së të huajve, por falë forcës dhe energjisë së vetë bijve të saj.
Fjalë kyçe: zgjidhja përfundimtare, bazat e Kanunores, Shqipëria e lirë, vendime jetike, protektorati të huaj, shteti shqiptar.
*Studiues, Historian, Lushnjë
KONGRESI I LUSHNJES ËSHTË NJË NGA NGJARJET MË MADHORE TË HISTORISË SONË KOMBËTARE.
Por çfare e bën kaq të rëndësishme këtë ngjarje?
Në mbarim të Luftës së Parë Botërore Shqipëria ndodhej në udhëkryqin më të rrezikshëm të historisë së saj. Tri fuqitë e mëdha evropiane Anglia,Franca dhe Italia që fituan luftën ishin hartuese dhe nënshkruese të Traktatit të Fshehtë të Londres i cili parashikonte copëtimin e trojeve shqiptare. Zbatimi i marrëveshjes së 26 prillit 1915 pas përfundimit të luftës do ta katandiste Shqipërinë sipas A. Mousset “Në një shprehje të thjeshtë territoriale e të rënduar me detyrime të tilla ndërkombëtare të cilat e bënin sovranitetin e saj po aq të rremë sa edhe pavarësinë”1 . Dy prej Fuqive të Mëdha Italia dhe Franca vazhduan të mbajnë të pushtuara një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar. Shtetet fqinje ballkanike të cilëve u ishin premtuar sipërfaqe të mëdha në jug dhe në veri të Shqipërisë ndodheshin në pozitën komode të fituesit të luftës. Gjithashtu në këtë kohë ishte shuar rivaliteti austro-italian i cili para luftës kishte qenë një ndër faktorët ndërkombëtarë më me peshë për shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit të cunguar shqiptar. Aq i rëndesishëm ishte ky faktor saqë për fuqitë e mëdha e për më tepër për fqinjtë ballkanik, shteti i ri shqiptar “shihej si fëmija i paligjshëm i diplomacisë austriake me Italine në rolin e mamisë”2.
Rënia e kësaj mbështetje kishte krijuar një disekuilibër i cili përbënte një element të ri të pafavorshëm për Shqipërinë. Rreze drite për shqiptarët ishte qëndrimi i SHBA dhe presidentit Uillson i cili në programin e tij të 14 pikave ishte “Për një sistem ndërkombëtarë të bazuar jo në ekuilibrin e forcës por në vetvendosjen nacionale”3. Një përkrahje eventuale prej politikës amerikane ishte e vemtja shpresë qe i kishte mbetur popullit shqiptar. Shtetet fituese jo vetëm që nuk kishin ndërmend të respektonin të drejtën e popullit shqiptar për vetvendosje, por me kokëfortësi kërkonin të zbatonin marrëveshjet e arritura më parë mes tyre. Përball rrezikut të copëtimit grupet politike në Shqipëri dhe në diasporë, që për fat të keq ende nuk ishin krijuar një qendër të vetme drejtuese të lëvizjes kombëtare, e intensifikuan aktivitetin patriotik, për ti dhënë zgjidhje sa më të shpejtë rimëkembjes së shtetit sovran shqiptar në trojet etnike ose së paku sipas vendimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913.
Në rrethet patriotike u poq mendimi per thirrjen e një kuvendi kombëtarë me përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit i cili do të merrte përsipër barrën e rënde të ruajtjes së tërësisë tokësore nga copëtimi, të vendosjes së sovranitetit dhe të mëkëmbjes së shpejtë të shtetit shqiptar. Kongresi i mbledhur më 25 dhjetor 1918 në Durrës, që asokohe ishte kryeqyteti i Shqipërisë, zgjodhi një qeveri të përkohshme. Krijimi i saj ishte një sukses politik që ndikoi për shtimin e peshës së faktorit shqiptar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por “ kjo qeveri që më tepër për ti treguar botës se populli shqiptar ishte gjallë e i vendosur, sesa një qeveri efektive”4. Kufizimi që i vinte nga Roma, izolimi nga Fuqitë e Mëdha dhe orientimi i gabuar në përcaktimin e rrezikut kryesorë për Shqipërinë, përbënin pengesa serioze për realizimin e programit te saj. Qeveria e Durrësit rëndësi të veçantë i kushtoi përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris e cila filloi në janar të vitit 1919. Propozimet e 13-14 janarit 1920 të kryeministrit te Francës ZH. Klemanso dhe atij britanik Lloid Xhorxh, sipas të cilave Italisë i jepnin Vlorën me të gjithë krahinën e saj dhe mandatin mbi Shqipërinë e Mesme. Si konpensim autorizohej Jugosllavia e sapo krijuar që të pushtonte Shqipërinë e Veriut deri ne grykëderdhjen e Drinit në detin Adriatik. Krahinat jugore të Korçës dhe Gjirokastrës do ti merrte Greqia. Ky projekt vuri në rrezik ekzistencën e Shqipërisë jo vetëm si komb e shtet por edhe si nocion gjeografik. Delegacioni i qeverisë së Durrësit reagoi mjaft dobët përballë prepotences së Fuqive të Mëdha dhe lakmive të fqinjëve shovinistë të cilëve po u kullonin jargët nga kënaqësia që i kishin ftuar për tu ulur në tavolinën ku ndahej trupi i Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha evropiane fituese të luftës rregulluan sa mundën interesat e tyre duke iu kundërvënë shpesh sëbashku parimit të vetvendosjes të shpallur nga presidenti i SHBA U.Uillson. Në situatën e krijuar, lëvizja kombëtare po konvergonte në një qendrim të përbashkët, për një zgjidhje të re politike. Ishte e domosdoshme që në krye të qeverisë të vinin njerëz më kurajoz dhe me një orientim të qartë për të ardhmen e Shqipërisë, që shpëtimin e saj në rradh të parë e shihnin tek faktori i brendshëm. Në ato momente të vështira F. Noli shkruante “asnjë i huaj s’mund të na i japë lirinë dhe indipendencën të cilat duhet t’i fitojmë me duart tona, me djersën tonë, me gjakun tonë.”5
Mungesa e vazhdueshme e një shteti të pavarur për shkak të pushtimeve të gjata krijoi tek shqiptarët traditën e kuvendeve popullore e cila u ruajt shekull pas shekulli. Kjo traditë vihej në zbatim sa herë kërcënohej tërësia e trojeve dhe ekzistenca e popullit shqiptar. Historiani amerikan Bernd Fisher shkruan “se gjenia shqiptare për kombinim……shfaqet me tepër në aftësinë për tu bashkuar përballë rreziqeve të befasishme, sesa në aftësinë për të realizuar një përpjekje të përbashkët për zhvillimin e vendit në mënyrë paqësore.”6 Prijësit dhe përfaqësuesit e krahinave duke lënë menjanë grindjet dhe mëritë personale ishin mbledhur në kuvende mbarëshqipetare, në Lezhë 1444, në Prizren 1878 dhe në Vlorë 1912. Mbështetur në këtë traditë, përfaqesues te krahut radikal të lëvizjes kombëtare vendosën të thërrisnin perfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqiperisë në një mbledhje të përgjithshme kombëtare. “ Koha nuk priste, sejcili dekik ishte për atdheun tonë nje çast në të cilin varej jeta a deka e komit tonë”.7 Rifitimi i pavarësisë politike dhe i tërësisë territoriale të njohura botërisht nga Konferenca e Londrës e vitit 1913 ishte detyrë emergjente e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Fuqitë e Mëdha që e kishin shpallur pavarësinë e Shqipërisë me 29 korrik 1913, me ndryshimet që solli lufta këtë vendim e konsideronin të zhbërë.
Në këto rrethana kur fati i atdheut ishte në tehun e thikës filloi më 21 janar Kongresi i Lushnjes. Për shkak të pengesave e të veshtirësive të shumta vendimet i mori nga data 28-31 janar 1920. Kongresi Kombëtar i Lushnjes hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes për copëtimin e Shqipërisë dhe u shpreh për pavarësinë e plotë të saj kundër çdo mandati ose protektorati të huaj. Ky vendim do të ishte shumë i rëndësishëm sepse ndryshe nga qeveria Durrësit dhe nga qeveritë e tjera para saj Kongresi i Lushnjes nxorri në plan të parë vendosmërinë e popullit shqiptar për të bërë cdo lloj sakrifice deri në pikën e fundit të gjakut kundër çdo veprimi që do të vinte në rrezik pavarësinë dhe tërësinë tokësore të saj. Kongresi i Lushnjes e zhvendosi zgjidhjen e problemit shqiptar nga Parisi në Shqipëri ku faktori vendas ishte bashkuar e fuqizuar si asnjëher me parë. Kongresi i Lushnjes zgjodhi organet e larta të shtetit shqiptar, Këshillin e Lartë, qeverinë dhe senatin apo sic u quajt më pas këshillin kombëtare dhe miratoi statutin, një akt kushtetues që percaktonte sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar.8
Pse janë kaq të rëndësishme këto vendime?
Shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftës së pandërprerë të popullit shqiptar për çlirimin kombëtar. Por me gjithë rëndësinë e jashtëzakonshme që kishte kjo ngjarje, qeveria e Ismail Qemalit nuk ja doli te krijoj një shtet sovran në territorin qe i njohu Shqipërisë së pavarur Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Në atë kohë një pjesë e madhe e trojeve shqiptare ishin në pushtime të huaja. Ushtria greke mbante të pushtuar krahinat jugore të vendit. Ushtritë serbe po tërhiqeshin shumë ngadal nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut,9 ndërsa Esat pashë Toptani u shkëput nga qeveria e Vlorës duke shpallur krijimin e Pleqësisë e Shqipërise së Mesme në tetor 1913 në Durrës. Premisa të ekzistencës së shtetit janë, popullsia dhe territori sovran mbi të cilat ushtron veprimtarinë e tij pushteti shtetëror i njohur ndërkombëtarisht.
A u plotësuan këto premisa në vitet 1913-1914?
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë kryeministri Ismail Qemali u dërgoi telegrame qeverive ballkanike, ku kërkohej njohja e këtij ndryshimi në jetën politike të kombit shqiptar. Ai u bënte thirrje për të njohur pavarësinë e Shqipërisë, duke theksuar se “shqiptarët hyjnë në familjen e popujve të evropës dhe krenohen se janë një nga popujt e saj me të lashtë dhe kanë veç një qëllim të jetojnë në harmoni me të gjitha shtetet ballkanike dhe të jenë faktor paqeje në rajon”.10 Me tej shprehje bindja se “ qeveritë e Fuqive të Mëdha, së bashku me gjith botën e qytetëtuar do ti pranojne me dashuri shqiptarët në gjirin e tyre, për ti mbrojtur nga çdo nëpërkëmbje e të drejtave të tyre kombëtare kurse territorin nga gjymtimet”.11 Por jo për faj të qeverisë të zgjedhur nga Kuvendi Vlorës asnjë prej Fuqive të Mëdha dhe qeverive të shteteve fqinje nuk ju pergjigj drejtëpërsëdrejti zyrtarisht kërkesave telegrafike të I. Qemalit për njohjen e pavarësisë e për rrjedhojë nuk e njohën as qeverinë e tij. Kongresi i Lushnjes është i rëndësishëm sepse sic shkruhet në qarkoren që A. Zogu, i zgjedhur ministër i punëve të brendshme në qeverinë e re i drejtonte popullit shqiptar më 19 shkurt 1920 kongresi “mori parasysh çfarëdo rreziku, shmangu politiken e cila ishte tue hupe krejt prej faqes së dheut (Shqipërinë) si komb e si shtet dhe vuri themelet e një sundimi thjesht kombëtar e të pavarur dhe të një shteti, i cili përmbledh në gji te tij gjithë bijtë e vet, të gjithë ata që flasin gjuhën amëtare shqip, që lidhen ngushtë me një soj zakonesh, që kanë një histori dhe një gjak.”12
Organet e larta shtetërore të zgjedhura në Lushnje deklaronin se “ armiku kurrësesi nuk duhet që ti shkeli tokat tona sikur hyn në një shtëpi pa zot, trupat tona duhet të jenë kala para pushkëve e topave të armiqve”.13 Ato shpërfillën planet për copëtimin e trojeve shqiptare dhe me guxim e trimëri, me mbështetje mbarë popullore, vendosen sovranitetin pothuajse në të gjith territorin që kishte caktuar Konferenca e Londrës në vitin 1913. Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë territori i Shqipërisë në vitin 1920 ishte i lirë dhe pa asnje pushtim të huaj. Në Kongresin e Lushnjes u hodhën themelet e shtetit demokratit shqiptar me miratimin e Statutit të Lushnjes, i pari akt kushtetues i hartuar nga vetë shqiptarët. Në këtë akt përcaktohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar i shprehur nga institucioni që i zgjodhi vet kongresi. Fuqitë e Mëdha kur njohën pavarësinë e Shqipërisë më 1913, vendosën kontrollin e tyre mbi shtetin që do të krijohej si dhe një princ të huaj në krye të tij. Zgjedhja e organeve të larta të shtetit në Lushnje shfuqizoj edhe kontrollin nderkombëtar nga Fuqitë e Mëdha si dhe drejtimin e shtetit shqiptar nga një autoritet i huaj. Shteti do të vetqeverisej nga institucione të drejtuara nga shqiptarët. Kongresi nuk pranoi asnjë lloj mandati ose protektorati te huaj. Me këto vendime ai riktheu pavarësinë e humbur nga pushtimet e huaja dhe sovranitetin e plotë të vendit. “Lindi kështu Shqipëria e lirë dhe jo me e varur prej vullnetit e prej mëshirës së të huajve por falë forces dhe energjisë së bijve të saj. Kongresi i Lushnjes qe diepi i saj.”14 Qeveria e zgjedhur në Lushnje veproi krejtësisht e pavarur dhe nuk pranoi asnjë ndërhyrje të huaj në punët e saj.
Shtrohet pyetja: A ishte i ligjshem Kongresi i Lushnjes?
Kongresi i Lushnjes ishte produkt i levizjes kombetare shqipetare e cila perballe rrezikut te copetimit dhe te humbjes se pavaresise u bashkua si asnjeher me pare. Thirrjes per nje kuvend kombetare iu pergjigjen te gjitha krahinat dhe e mbeshteten te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare. Ne te moren pjese si perfaqesuesit e grupit konservator bejlero-cifligare ashtu edhe ata te krahut liberal borgjez. Ne nje deklarate kryetari i kongresit Aqif pash Elbasani vinte ne dukje se “ne Kongresin e e Lushnjes kishte perfaqesonjes nga tër krahinat e Shqiperise, edhe nga tere klasat e popullit, aristokrate, njerez fetare edhe popullor”.15 Perfaqesimi i të gjitha krahinave ishte kusht i domosdoshem per legjitimitetin e vendimeve te Kuvendit Kombetar te Lushnjes. Ne celjen e pare te kongresit me 21 janar, pas ceremonies se fillimit u vendos qe mbledhja te nderpritet deri sa te mberrijne shumica e delegative. Kur kjo shumice ishte siguruar kuvendi rifilloi pa humbur kohe me daten 28 janar. Ne kushtet kur vendi ishte i pushtuar dhe Shqiperia nuk ishte shtet sovran, ne cdo krahine u zhvilluan mbledhje popullore ku u zgjodhen nga dy delegate. Ata u mandatuan te perfaqesonin krahinen e tyre. Ne kongres komisioni i mandateve qe ne celje te tij verifikoi leterperfaqesimin e cdo delegati. Gjitheperfshirja me perfaqesues nga cdo krahine i bente fuqiplota vendimet e kongresit. Me rruge legale demokratike nepermjet votimit te delegateve me 45 vota pro dhe 6 kunder u shpall e rrezuar qeveria e Durresit. Bashkimi i arritur ne Lushnje ka vlera te vecanta per mesazhin qe i percjell popullit shqiptar brez pas brezi. Ne celje te keshillit kombetare me 27 mars 1920 theksohej se “Kongresi i Lushnjes me veprat e tij patriotike e shpalli se ideali kombetare eshte bashkimi per shpetim e jo loj per persona”16.
Kongresi i Lushnjes ka meriten historike te zgjidhjes perfundimtare te dy detyrave, se pari te ruajtjes te teresise tokesore dhe te sovranitetit te Shqiperise dhe se dyti te krijimit te shtetit relativisht te qendrueshem dhe me institucione demokratike. Zgjedhja e keshillit kombetare nga Kongresi i Lushnjes shenon krijimin e parlamentit te pare shqiptare. Ne celjen e tij ne Tirane me 27 mars 1920 kryetari i seances do tu drejtohej deputeteve: “ Jemi shume me fat qe sot ndodhemi ne celjen e te parit parlament kombetare. Kur u shpall veteqeverimi i Shqiperise me 28 nentor 1912, ne Vlore ishte vendosur mbledhja e nje senati, por nuk u mblodh. Me 25.XII. 918 perseri ne mbledhjen e Durresit ishte vendosur mbledhja e nje senati, por edhe ky nuk u mblodh. Prandaj jeta parlamentare e Shqiperise fillon me zotnit tuej”17.
Keshillo kombetar ishte organi me fuqi te plote ligjvenese qe miratonte qeverine dhe ministrat, politiken e brendshme dhe te jashtme te shtetit shqiptar si dhe te gjitha marreveshje nderkombetare. Emerimi dhe shkarkimi i qeverise ishte ne konpetence te tij, pavaresishte se propozohej nga keshilli i lartë. Mbeshtetur ne idealet demokratike meqene se Keshilli Kombetar, Keshilli i Larte dhe Qeveria nuk kishin dale nga zgjedhje te rregullta, do te funksiononin deri në krijimin e organeve të reja te dala nga zgjedhje te ligjshme. Kongresi i Lushnjes vendimet qe mori i zbatoi te gjitha. Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912, u krijua shteti shqiptar me sovranitet të plotë në të gjithë territorin e përcaktuar nga ndërkombetaret me 1913 dhe i pranuar përfundimisht nga konferenca e ambasadorëve më 9 nëntor 1921.
Burimet dhe literatura kryesore
- A. Mousset “Shqiperia perballe Evropes”, Tirane, Dituria, 2004 faqa 20
- F.Saleo, “Shqiperia gjashte muaj mbreteri”, Tirane, 2004 faqa 130
- H. Kissinger, “Diplomacia”, Tiranë, Laert, 1999, fq.19
- M. Kruja, dok. “Lufta e popullit shqiptar….. vol II dok 58 fq.108
- M. Çami, F.S.Noli ……studime historike nr.2, Tirane, 1984, fq.85
- B.Fischer, “ Mbreti Zog dhe perpjekja per…”, Tirane, Cabej, 2004 fq29
- A. Sh, F.419, promemorie, viti 1919.
- Historia e Shqiperise, vol III, 1994, fq.211
- Historie e Shqipërise, vol. III, 1984, fq 109
- Arkivi i MHL, F. Shpallaja e paveresise, D.1
- Arkivi i MHL, F. Shpallaja e paveresise, D.1
- Qarkoret e MPB, date 19.02.1920, Shkoder, Nikaj, fq.11
- Qarkoret e MPB, date 19.02.1920, Shkoder, Nikaj, fq.11
- bej Vlora, Kujtime 1885-1925 Tirane, 2003, fq443
- Qarkoret e MPB, date 19.02.1920, Shkoder, Nikaj, fq.3-10
- “Lufta e Popullit Shqiptar……vol II, dok. 89, fq.126
- Qarkoret e MPB, date 26.03.1920, Shkoder, Nikaj, fq.26
Foto Teqeja e Karbunarës
Foto Bashkia Lushnjë më 1920