DETYRIMI PËR KALENDAR I NJERIUT TË ASOBOTE
Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit apo të motmoteve apo me fillimin e hënzës së plotë e atë të mangët deri në atë ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajtë, javën, ditën, etj, ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm, për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por, ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jo tokësorë për ata që besojnë në ufo-t. Rezultantia ishte, se njeriu qysh në vitet 6000-5000 para krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të sakt, e quajtur ndryshe kalendar, (me anë të shqipes shpjegohet edhe etimologjia e saj, si kohë e lindur), ku viti ndahej në 12 muaj, muaji në javë me 7 ditë 24 orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfektazi në kohë e në hapësirë dhe në emertime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot. Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak 11 prej tyre, dhe të 12-tin e kanë lënë të nënkuptohej, (Ylli Sirius), ku shkenca po rreket aq shumë sot.
Fusha: Etnokulture
Periudha : Prehistori
Autori : Sazan GURI