Gjama e burrave është një traditë e lashtë që ka përcjell popullin shqiptar për disa shekuj në veçanti në Veri të Shqipërisë. Megjithatë, kjo traditë ka nisur të zhduket dhe të vetmit që po e mbajnë gjallë janë pleqtë e këtyre vendeve veriore. Gjamën e burrave e vajin e grave na e ka përshkruar me hollësi Frang Bardhi në shkrimet e tij. Ai thotë (viti 1641), se këta shqiptarë i quajnë me gjithë zemër njerzit e gjakut të vet në çastin e vdekjes: “Të gjithë shkyhen rrobash; burrat gërvishin fytyrën me thonj deri sa të shpërthejë rrjedhë gjaku, dhe presin mjekrën e nuk rruhen në shenjë trishtimi të madh; dhe gratë shkurtojnë flokët e rrahin gjokset, kështu që disa herë me vështirësi lejojnë të bëhen funksionet (shërbimet fetare) nga britmat e përlotshme”.
Fusha: Etnokulture
Periudha : Prehistori
Autori : Sazan GURI