Tomorri – mal që s’fle
Mali i Tomorit është formuar së paku 65 milion vjet më parë dhe rri e qëndron, ashtu si e shohim apo e prekim sot, qysh të paktën 5-6 milion vjet, shumë më parë se njeriu të çfaqej mbi dhè, sikundër na poetizon i madhi Xhevair Spahiu se: Atios në det lau këmbët, Tomorri lan sytë, i dyti është i parë, i pari është i dytë.[1]Kqyrni të dashur lexues, se sa bukur përkojnë fjalët at-atios me babazotin apo babatomorrin. Nga fjala “at” është ndërtuar ajo “tatë(a)” për ‘baba, gjysh’, që ca syresh si albanologu G.Mayer e marrin për huazim nga turqishtja,[2] kur siç shihet fjala shqipe “at” qëndron jo rastësisht brenda saj.
Fusha: Histori
Periudha : Prehistori
Autori : Sazan GURI