{"id":1178,"date":"2020-02-21T15:40:29","date_gmt":"2020-02-21T15:40:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rrenjettona.al\/?p=1178"},"modified":"2020-02-21T15:40:30","modified_gmt":"2020-02-21T15:40:30","slug":"referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-ylli-myftiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/2020\/02\/21\/referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-ylli-myftiu\/","title":{"rendered":"REFERATET DHE KUMTESAT E MBAJTURA N\u00cb KUVEND ME RASTIN E 100 VJETORIT T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJES &#8211; Ylli MYFTIU"},"content":{"rendered":"<p><strong>KONGRESI I LUSHNJES DHE KONTRIBUTI I TIJ P\u00cbR ND\u00cbRTIMIN E SHTETIT DEMOKRATIK<\/strong><\/p>\n<p>Ylli<strong> Myftiu*<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00cbRMBLEDHJE<\/strong><\/p>\n<p>Kongresi i Lushnj\u00ebs ka merit\u00ebn historike t\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb dy detyrave themelore t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare: S\u00eb pari, t\u00eb ruajtjes s\u00eb sovranitetit dhe t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nga Konferenca e Londr\u00ebs n\u00eb vitin 1913. S\u00eb dyti, t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit shqiptar mbi themele kushtetuese t\u00eb frym\u00ebzuara nga parime demokratike t\u00eb qeverisjes moderne. Delegat\u00ebt e Kongresit hartuan dhe miratuan nj\u00eb dokument t\u00eb titulluar &#8220;<em>Bazat e Kanunores s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb<\/em>&#8221; q\u00eb ishte akti i par\u00eb kushtetues i hartuar nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Me vendimet e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, u krijuan institucionet e pushtetit qendror t\u00eb sanksionuara n\u00eb nj\u00eb akt kushtetues. P\u00ebrmbajtja p\u00ebrparimtare e tij krijoi kushte t\u00eb favorshme p\u00ebr lindjen e pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri e p\u00ebr zhvillime t\u00eb tjera demokratike n\u00eb vitet 1920-1924. Kongresi i Lushnj\u00ebs, jo vet\u00ebm mori vendime jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb por edhe i zbatoi ato n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve q\u00eb krijoi. K\u00ebto institucione e zhvilluan veprimtarin\u00eb brenda e jasht\u00eb vendit, si p\u00ebrfaq\u00ebsuese legjitime t\u00eb popullit shqiptar jasht\u00eb \u00e7do kontrolli, mandati apo protektorati t\u00eb huaj. Lindi k\u00ebshtu Shqip\u00ebria e lir\u00eb dhe jo m\u00eb e varur prej vullnetit dhe prej m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb t\u00eb huajve, por fal\u00eb forc\u00ebs dhe energjis\u00eb s\u00eb vet\u00eb bijve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong><em>Fjal\u00eb ky\u00e7e<\/em><\/strong><em>: zgjidhja p\u00ebrfundimtare, bazat e Kanunores, Shqip\u00ebria e lir\u00eb,<\/em> <em>vendime jetike, protektorati t\u00eb huaj,<\/em> <em>shteti shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>*Studiues, Historian, Lushnj\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>KONGRESI I LUSHNJES \u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb NGA NGJARJET M\u00cb MADHORE T\u00cb HISTORIS\u00cb SON\u00cb KOMB\u00cbTARE<\/strong>.<\/p>\n<p><strong><em>Por \u00e7fare e b\u00ebn kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb ngjarje? <\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore Shqip\u00ebria ndodhej n\u00eb udh\u00ebkryqin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. Tri fuqit\u00eb e m\u00ebdha evropiane Anglia,Franca dhe Italia q\u00eb fituan luft\u00ebn ishin hartuese dhe n\u00ebnshkruese t\u00eb Traktatit t\u00eb Fsheht\u00eb t\u00eb Londres i cili parashikonte cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare. Zbatimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb 26 prillit 1915 pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs do ta katandiste Shqip\u00ebrin\u00eb sipas A. Mousset \u201cN\u00eb nj\u00eb shprehje t\u00eb thjesht\u00eb territoriale e t\u00eb r\u00ebnduar me detyrime t\u00eb tilla nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat e b\u00ebnin sovranitetin e saj po aq t\u00eb rrem\u00eb sa edhe pavar\u00ebsin\u00eb\u201d<strong><sup>1<\/sup><\/strong> . Dy prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha Italia dhe Franca vazhduan t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb pushtuara nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb territorit shqiptar. Shtetet fqinje ballkanike t\u00eb cil\u00ebve u ishin premtuar sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb jug dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndodheshin n\u00eb pozit\u00ebn komode t\u00eb fituesit t\u00eb luft\u00ebs. Gjithashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte shuar rivaliteti austro-italian i cili para luft\u00ebs kishte qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb m\u00eb me pesh\u00eb p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe krijimin e shtetit t\u00eb cunguar shqiptar. Aq i r\u00ebndesish\u00ebm ishte ky faktor saq\u00eb p\u00ebr fuqit\u00eb e m\u00ebdha e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr fqinjt\u00eb ballkanik, shteti i ri shqiptar \u201cshihej si f\u00ebmija i paligjsh\u00ebm i diplomacis\u00eb austriake me Italine n\u00eb rolin e mamis\u00eb\u201d<strong><sup>2<\/sup><\/strong>.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetje kishte krijuar nj\u00eb disekuilib\u00ebr i cili p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb element t\u00eb ri t\u00eb pafavorsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Rreze drite p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte q\u00ebndrimi i SHBA dhe presidentit Uillson i cili n\u00eb programin e tij t\u00eb 14 pikave ishte \u201cP\u00ebr nj\u00eb sistem nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb bazuar jo n\u00eb ekuilibrin e forc\u00ebs por n\u00eb vetvendosjen nacionale\u201d<strong><sup>3<\/sup><\/strong>. Nj\u00eb p\u00ebrkrahje eventuale prej politik\u00ebs amerikane ishte e vemtja shpres\u00eb qe i kishte mbetur popullit shqiptar. Shtetet fituese jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb respektonin t\u00eb drejt\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr vetvendosje, por me kok\u00ebfort\u00ebsi k\u00ebrkonin t\u00eb zbatonin marr\u00ebveshjet e arritura m\u00eb par\u00eb mes tyre. P\u00ebrball rrezikut t\u00eb cop\u00ebtimit grupet politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb diaspor\u00eb, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq ende nuk ishin krijuar nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vetme drejtuese t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare, e intensifikuan aktivitetin patriotik, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb zgjidhje sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb rim\u00ebkembjes s\u00eb shtetit sovran shqiptar n\u00eb trojet etnike ose s\u00eb paku sipas vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb vitit\u00a0 1913.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethet patriotike u poq mendimi per thirrjen e nj\u00eb kuvendi komb\u00ebtar\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha krahinat e vendit i cili do t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e r\u00ebnde t\u00eb ruajtjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore nga cop\u00ebtimi, t\u00eb vendosjes s\u00eb sovranitetit dhe t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Kongresi i mbledhur m\u00eb 25 dhjetor 1918 n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb asokohe ishte kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb, zgjodhi nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrkohshme. Krijimi i saj\u00a0 ishte nj\u00eb sukses politik q\u00eb ndikoi p\u00ebr shtimin e pesh\u00ebs s\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por \u201c kjo qeveri q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr ti treguar bot\u00ebs se populli shqiptar ishte\u00a0 gjall\u00eb e i vendosur, sesa nj\u00eb qeveri efektive\u201d<strong><sup>4<\/sup><\/strong>. Kufizimi q\u00eb i vinte nga Roma, izolimi nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha dhe orientimi i gabuar n\u00eb p\u00ebrcaktimin e rrezikut kryesor\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrb\u00ebnin pengesa serioze p\u00ebr realizimin e programit te saj. Qeveria e Durr\u00ebsit r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i kushtoi p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris e cila filloi n\u00eb janar t\u00eb vitit 1919. Propozimet e 13-14 janarit 1920 t\u00eb kryeministrit te Franc\u00ebs ZH. Klemanso dhe atij britanik Lloid Xhorxh, sipas t\u00eb cilave Italis\u00eb i jepnin Vlor\u00ebn\u00a0 me t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn e saj dhe mandatin mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme. Si konpensim autorizohej Jugosllavia e sapo krijuar q\u00eb t\u00eb pushtonte Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut deri ne gryk\u00ebderdhjen e Drinit n\u00eb detin Adriatik. Krahinat jugore t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Gjirokastr\u00ebs do ti merrte Greqia. Ky projekt vuri n\u00eb rrezik ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jo vet\u00ebm si komb e shtet por edhe si nocion gjeografik. Delegacioni i qeveris\u00eb s\u00eb\u00a0 Durr\u00ebsit reagoi mjaft dob\u00ebt p\u00ebrball\u00eb prepotences s\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe lakmive t\u00eb fqinj\u00ebve shovinist\u00eb t\u00eb cil\u00ebve po u kullonin jarg\u00ebt nga k\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb i kishin ftuar p\u00ebr tu ulur n\u00eb tavolin\u00ebn ku ndahej trupi i Shqip\u00ebris\u00eb. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha evropiane fituese t\u00eb luft\u00ebs rregulluan sa mund\u00ebn interesat e tyre duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb shpesh s\u00ebbashku parimit t\u00eb vetvendosjes t\u00eb shpallur nga presidenti i SHBA U.Uillson. N\u00eb situat\u00ebn e krijuar, l\u00ebvizja komb\u00ebtare po konvergonte n\u00eb nj\u00eb qendrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb re politike. Ishte e domosdoshme q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb vinin njer\u00ebz m\u00eb kurajoz dhe me nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb shp\u00ebtimin e saj n\u00eb rradh t\u00eb par\u00eb e shihnin tek faktori i brendsh\u00ebm. N\u00eb ato momente t\u00eb v\u00ebshtira F. Noli shkruante \u201casnj\u00eb i huaj s\u2019mund t\u00eb na i jap\u00eb lirin\u00eb dhe indipendenc\u00ebn t\u00eb cilat duhet t\u2019i fitojm\u00eb me duart tona, me djers\u00ebn ton\u00eb, me gjakun ton\u00eb.\u201d<strong><sup>5<\/sup><\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e vazhdueshme e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimeve t\u00eb gjata krijoi tek shqiptar\u00ebt tradit\u00ebn e kuvendeve popullore e cila u ruajt shekull pas shekulli. Kjo tradit\u00eb vihej n\u00eb zbatim sa her\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej t\u00ebr\u00ebsia e trojeve\u00a0 dhe ekzistenca e popullit shqiptar. Historiani amerikan Bernd Fisher shkruan \u201cse gjenia shqiptare p\u00ebr kombinim\u2026\u2026shfaqet me tep\u00ebr n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu bashkuar p\u00ebrball\u00eb rreziqeve t\u00eb befasishme, sesa n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zhvillimin e vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.\u201d<strong><sup>6<\/sup><\/strong>\u00a0 Prij\u00ebsit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krahinave duke l\u00ebn\u00eb menjan\u00eb grindjet dhe m\u00ebrit\u00eb personale ishin mbledhur n\u00eb kuvende mbar\u00ebshqipetare, n\u00eb Lezh\u00eb\u00a0 1444, n\u00eb Prizren 1878 dhe n\u00eb Vlor\u00eb 1912. Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb, p\u00ebrfaqesues te krahut radikal t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare vendos\u00ebn t\u00eb th\u00ebrrisnin perfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha krahinave t\u00eb Shqiperis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare. \u201c Koha nuk priste, sejcili dekik ishte p\u00ebr atdheun ton\u00eb nje \u00e7ast n\u00eb t\u00eb cilin varej jeta a deka e komit ton\u00eb\u201d.<strong><sup>7<\/sup><\/strong> Rifitimi i pavar\u00ebsis\u00eb politike dhe i t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb njohura bot\u00ebrisht nga Konferenca e Londr\u00ebs e vitit 1913 ishte detyr\u00eb emergjente e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Fuqit\u00eb e M\u00ebdha q\u00eb e kishin shpallur pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me 29 korrik 1913, me ndryshimet q\u00eb solli lufta k\u00ebt\u00eb vendim e konsideronin t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana kur fati i atdheut ishte n\u00eb tehun e thik\u00ebs filloi m\u00eb 21 janar\u00a0 Kongresi i Lushnjes. P\u00ebr shkak t\u00eb pengesave e t\u00eb veshtir\u00ebsive t\u00eb shumta vendimet i mori nga data 28-31 janar 1920. Kongresi Komb\u00ebtar\u00a0 i Lushnjes hodhi posht\u00eb planet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe u shpreh p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb saj kund\u00ebr \u00e7do mandati ose protektorati t\u00eb huaj. Ky vendim do t\u00eb ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse ndryshe nga qeveria\u00a0 Durr\u00ebsit dhe nga qeverit\u00eb e tjera para saj Kongresi i Lushnjes nxorri n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e popullit shqiptar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb cdo lloj sakrifice deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u00eb gjakut kund\u00ebr \u00e7do veprimi q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb rrezik pavar\u00ebsin\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb saj. Kongresi i Lushnjes e zhvendosi zgjidhjen e problemit shqiptar nga Parisi n\u00eb Shqip\u00ebri ku faktori vendas ishte bashkuar e fuqizuar si asnj\u00ebher me par\u00eb. Kongresi i Lushnjes zgjodhi organet e larta t\u00eb shtetit shqiptar, K\u00ebshillin e Lart\u00eb, qeverin\u00eb dhe senatin apo sic u quajt m\u00eb pas k\u00ebshillin komb\u00ebtare dhe miratoi statutin, nj\u00eb akt kushtetues q\u00eb percaktonte sovranitetin e plot\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar.<strong><sup>8<\/sup><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pse jan\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebto vendime?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 ishte kuror\u00ebzimi i p\u00ebrpjekjeve dhe i luft\u00ebs s\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar. Por me gjith\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kishte kjo ngjarje, qeveria e Ismail Qemalit nuk ja doli te krijoj nj\u00eb shtet sovran n\u00eb territorin\u00a0 qe i njohu Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e trojeve shqiptare ishin n\u00eb pushtime t\u00eb huaja. Ushtria greke mbante t\u00eb pushtuar krahinat jugore t\u00eb vendit. Ushtrit\u00eb serbe po t\u00ebrhiqeshin shum\u00eb ngadal nga Shqip\u00ebria e Mesme dhe e Veriut,<strong><sup>9<\/sup><\/strong> nd\u00ebrsa Esat pash\u00eb Toptani u shk\u00ebput nga qeveria e Vlor\u00ebs duke shpallur krijimin e Pleq\u00ebsis\u00eb e Shqip\u00ebrise s\u00eb Mesme n\u00eb tetor 1913 n\u00eb Durr\u00ebs. Premisa t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit jan\u00eb, popullsia dhe territori sovran mbi t\u00eb cilat ushtron veprimtarin\u00eb e tij pushteti shtet\u00ebror i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p><strong><em>A u plot\u00ebsuan k\u00ebto premisa n\u00eb vitet 1913-1914?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb\u00a0 kryeministri Ismail Qemali u d\u00ebrgoi telegrame qeverive ballkanike, ku k\u00ebrkohej njohja e k\u00ebtij ndryshimi n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb kombit shqiptar. Ai u b\u00ebnte thirrje p\u00ebr t\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke theksuar se \u201cshqiptar\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb familjen e popujve t\u00eb evrop\u00ebs dhe krenohen se jan\u00eb nj\u00eb nga popujt e saj me t\u00eb lasht\u00eb dhe kan\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb harmoni me t\u00eb gjitha shtetet ballkanike dhe t\u00eb jen\u00eb faktor paqeje n\u00eb rajon\u201d.<strong><sup>10<\/sup><\/strong> Me tej shprehje bindja se \u201c qeverit\u00eb e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, s\u00eb bashku me gjith bot\u00ebn e qytet\u00ebtuar do ti pranojne me dashuri shqiptar\u00ebt n\u00eb gjirin e tyre, p\u00ebr ti mbrojtur nga \u00e7do n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre komb\u00ebtare kurse territorin nga gjymtimet\u201d.<strong><sup>11 <\/sup><\/strong>Por jo p\u00ebr faj t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb zgjedhur nga Kuvendi Vlor\u00ebs asnj\u00eb prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe qeverive t\u00eb shteteve fqinje nuk ju pergjigj drejt\u00ebp\u00ebrs\u00ebdrejti zyrtarisht k\u00ebrkesave telegrafike t\u00eb I. Qemalit p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk\u00a0 e\u00a0 njoh\u00ebn as qeverin\u00eb e tij. Kongresi i Lushnjes \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse sic shkruhet n\u00eb qarkoren\u00a0 q\u00eb A. Zogu, i zgjedhur minist\u00ebr i pun\u00ebve t\u00eb brendshme n\u00eb qeverin\u00eb e re i drejtonte popullit shqiptar m\u00eb 19 shkurt 1920 kongresi \u201cmori parasysh \u00e7far\u00ebdo rreziku, shmangu politiken e cila ishte tue hupe krejt prej faqes s\u00eb dheut (Shqip\u00ebrin\u00eb) si komb\u00a0 e si shtet dhe vuri themelet\u00a0 e nj\u00eb sundimi thjesht komb\u00ebtar e t\u00eb pavarur dhe t\u00eb nj\u00eb shteti, i cili p\u00ebrmbledh n\u00eb gji te tij gjith\u00eb bijt\u00eb e vet, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb flasin gjuh\u00ebn am\u00ebtare shqip, q\u00eb lidhen ngusht\u00eb me nj\u00eb soj zakonesh, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb histori dhe nj\u00eb gjak.\u201d<strong><sup>12<\/sup><\/strong><\/p>\n<p>Organet e larta shtet\u00ebrore t\u00eb zgjedhura n\u00eb Lushnje deklaronin se \u201c armiku kurr\u00ebsesi nuk duhet q\u00eb ti shkeli tokat tona sikur hyn n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi pa zot, trupat tona duhet t\u00eb jen\u00eb kala para pushk\u00ebve e topave t\u00eb armiqve\u201d.<strong><sup>13<\/sup><\/strong> Ato shp\u00ebrfill\u00ebn planet p\u00ebr cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare dhe me guxim e trim\u00ebri, me mb\u00ebshtetje mbar\u00eb popullore, vendosen sovranitetin pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith territorin q\u00eb kishte caktuar Konferenca e Londr\u00ebs n\u00eb vitin 1913. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb territori i Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 n\u00eb vitin 1920 ishte i lir\u00eb dhe pa asnje pushtim t\u00eb huaj. N\u00eb Kongresin e Lushnjes u hodh\u00ebn themelet e shtetit demokratit shqiptar me miratimin e Statutit t\u00eb Lushnjes, i pari akt kushtetues i hartuar nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb akt p\u00ebrcaktohej sovraniteti i plot\u00eb i shtetit shqiptar i shprehur nga institucioni q\u00eb i zgjodhi vet kongresi.\u00a0 Fuqit\u00eb e M\u00ebdha kur njoh\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1913, vendos\u00ebn kontrollin e tyre mbi shtetin q\u00eb do t\u00eb krijohej si dhe nj\u00eb princ t\u00eb huaj n\u00eb krye t\u00eb tij. Zgjedhja e organeve t\u00eb larta t\u00eb shtetit n\u00eb Lushnje shfuqizoj edhe kontrollin nderkomb\u00ebtar nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha si dhe drejtimin e shtetit shqiptar nga nj\u00eb autoritet i huaj. Shteti do t\u00eb vetqeverisej nga institucione t\u00eb drejtuara nga shqiptar\u00ebt. Kongresi nuk pranoi asnj\u00eb lloj mandati ose protektorati te huaj. Me k\u00ebto vendime ai riktheu pavar\u00ebsin\u00eb e humbur nga pushtimet e huaja dhe sovranitetin e plot\u00eb t\u00eb vendit. \u201cLindi k\u00ebshtu Shqip\u00ebria e lir\u00eb dhe jo me e varur prej vullnetit e prej m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb t\u00eb huajve por fal\u00eb forces dhe energjis\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb saj. Kongresi i Lushnjes qe diepi i saj.\u201d<strong><sup>14<\/sup><\/strong> Qeveria e zgjedhur n\u00eb Lushnje veproi krejt\u00ebsisht e pavarur dhe nuk pranoi asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaj n\u00eb pun\u00ebt e saj.<\/p>\n<p><strong><em>Shtrohet pyetja: A ishte i ligjshem Kongresi i Lushnjes?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kongresi i Lushnjes ishte produkt\u00a0 i levizjes kombetare shqipetare e cila perballe rrezikut te copetimit dhe te humbjes se pavaresise u bashkua si asnjeher me pare. Thirrjes per nje kuvend kombetare iu pergjigjen te gjitha krahinat dhe e mbeshteten te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare. Ne te moren pjese si perfaqesuesit e grupit konservator bejlero-cifligare ashtu edhe ata te krahut liberal borgjez. Ne nje deklarate kryetari i kongresit Aqif pash Elbasani vinte ne dukje se\u00a0 \u201cne Kongresin e e Lushnjes kishte perfaqesonjes nga t\u00ebr krahinat e Shqiperise, edhe nga tere klasat e popullit, aristokrate, njerez fetare edhe popullor\u201d.<strong><sup>15<\/sup> <\/strong>Perfaqesimi i t\u00eb gjitha krahinave ishte kusht i domosdoshem per legjitimitetin e vendimeve te Kuvendit Kombetar te Lushnjes. Ne celjen e pare te kongresit me 21 janar, pas ceremonies se fillimit u vendos qe mbledhja te nderpritet deri sa te mberrijne shumica e delegative. Kur kjo shumice ishte siguruar kuvendi rifilloi pa humbur kohe me daten 28 janar. Ne kushtet kur vendi ishte i pushtuar dhe Shqiperia nuk ishte shtet sovran, ne cdo krahine u zhvilluan mbledhje popullore ku u zgjodhen nga dy delegate. Ata u mandatuan te perfaqesonin krahinen e tyre. Ne kongres komisioni i mandateve qe ne celje te tij verifikoi leterperfaqesimin e cdo delegati. Gjitheperfshirja me perfaqesues nga cdo krahine i bente fuqiplota vendimet e kongresit. Me rruge legale demokratike nepermjet votimit te delegateve me 45 vota pro dhe 6 kunder u shpall e rrezuar qeveria e Durresit. Bashkimi i arritur ne Lushnje ka vlera te vecanta per mesazhin qe i percjell popullit shqiptar brez pas brezi. Ne celje te keshillit kombetare me 27 mars 1920 theksohej se \u201cKongresi i Lushnjes me veprat e tij patriotike e shpalli se ideali kombetare eshte bashkimi per shpetim e jo loj per persona\u201d<strong><sup>16<\/sup><\/strong>.<\/p>\n<p>Kongresi i Lushnjes ka meriten historike te zgjidhjes perfundimtare te dy detyrave, se pari te ruajtjes te teresise tokesore dhe te sovranitetit te Shqiperise dhe se dyti\u00a0 te krijimit te shtetit relativisht te qendrueshem dhe me institucione demokratike. Zgjedhja e keshillit kombetare nga Kongresi i Lushnjes shenon krijimin\u00a0 e parlamentit te pare shqiptare. Ne celjen e tij ne Tirane me 27 mars 1920 kryetari i seances do tu drejtohej deputeteve: \u201c Jemi shume me fat qe sot ndodhemi ne celjen e te parit parlament kombetare. Kur u shpall veteqeverimi i Shqiperise me 28 nentor 1912, ne Vlore ishte vendosur mbledhja e nje senati, por nuk u mblodh. Me 25.XII. 918 perseri ne mbledhjen e Durresit ishte vendosur mbledhja e nje senati, por edhe ky nuk u mblodh. Prandaj\u00a0 jeta parlamentare e Shqiperise fillon me zotnit tuej\u201d<strong><sup>17<\/sup><\/strong>.<\/p>\n<p>Keshillo kombetar ishte organi me fuqi te plote ligjvenese qe miratonte qeverine dhe ministrat, politiken e brendshme dhe te jashtme te shtetit shqiptar si dhe te gjitha marreveshje nderkombetare. Emerimi dhe shkarkimi i qeverise ishte ne konpetence te tij, pavaresishte se propozohej nga keshilli i lart\u00eb. Mbeshtetur ne idealet demokratike meqene se Keshilli Kombetar, Keshilli i Larte dhe Qeveria nuk kishin dale nga zgjedhje te rregullta, do te funksiononin deri n\u00eb krijimin e organeve t\u00eb reja te dala nga zgjedhje te ligjshme. Kongresi i Lushnjes vendimet qe mori i zbatoi te gjitha. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, u krijua shteti shqiptar me sovranitet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin\u00a0 e p\u00ebrcaktuar nga nd\u00ebrkombetaret me 1913 dhe i pranuar p\u00ebrfundimisht nga konferenca e ambasador\u00ebve m\u00eb 9 n\u00ebntor 1921.<\/p>\n<p><strong>Burimet dhe literatura kryesore<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><em>A. Mousset \u201cShqiperia perballe Evropes\u201d, Tirane, Dituria, 2004 faqa 20<\/em><\/li>\n<li><em>F.Saleo, \u201cShqiperia gjashte muaj mbreteri\u201d, Tirane, 2004 faqa 130<\/em><\/li>\n<li><em>H. Kissinger, \u201cDiplomacia\u201d, Tiran\u00eb, Laert, 1999, fq.19<\/em><\/li>\n<li><em>M. Kruja, dok. \u201cLufta e popullit shqiptar\u2026.. vol II dok 58 fq.108<\/em><\/li>\n<li><em>M. \u00c7ami, F.S.Noli \u2026&#8230;studime historike nr.2, Tirane, 1984, fq.85<\/em><\/li>\n<li><em>B.Fischer, \u201c Mbreti Zog\u00a0 dhe perpjekja per\u2026\u201d, Tirane, Cabej, 2004 fq29<\/em><\/li>\n<li><em>A. Sh, F.419, promemorie, viti 1919.<\/em><\/li>\n<li><em>Historia e Shqiperise, vol III, 1994, fq.211<\/em><\/li>\n<li><em>Historie e Shqip\u00ebrise, vol. III, 1984, fq 109<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<ol start=\"10\">\n<li><em>Arkivi i MHL, F. Shpallaja e paveresise, D.1<\/em><\/li>\n<li><em>Arkivi i MHL, F. Shpallaja e paveresise, D.1<\/em><\/li>\n<li><em>Qarkoret e MPB, date 19.02.1920, Shkoder, Nikaj, fq.11<\/em><\/li>\n<li><em>Qarkoret e MPB, date 19.02.1920, Shkoder, Nikaj, fq.11<\/em><\/li>\n<li><em> bej Vlora, Kujtime 1885-1925 Tirane, 2003, fq443<\/em><\/li>\n<li><em>Qarkoret e MPB, date 19.02.1920, Shkoder, Nikaj, fq.3-10<\/em><\/li>\n<li>\u201cLufta e Popullit Shqiptar\u2026\u2026vol II, dok. 89, fq.126<\/li>\n<li>Qarkoret e MPB, date 26.03.1920, Shkoder, Nikaj, fq.26<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<a href=\"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/2020\/02\/21\/referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-ylli-myftiu\/ref6\/\" rel=\"attachment wp-att-1180\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-1180\" src=\"https:\/\/rrenjettona.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/REF6-150x150.png\" alt=\"\" width=\"439\" height=\"439\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Foto Teqeja e Karbunar\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<a href=\"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/2020\/02\/21\/referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-ylli-myftiu\/ref7\/\" rel=\"attachment wp-att-1181\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-1181\" src=\"https:\/\/rrenjettona.al\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/REF7-150x150.png\" alt=\"\" width=\"434\" height=\"434\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Foto Bashkia Lushnj\u00eb m\u00eb 1920<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KONGRESI I LUSHNJES DHE KONTRIBUTI I TIJ P\u00cbR ND\u00cbRTIMIN E SHTETIT DEMOKRATIK Ylli Myftiu* \u00a0 P\u00cbRMBLEDHJE Kongresi i Lushnj\u00ebs ka merit\u00ebn historike t\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb dy detyrave themelore t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare: S\u00eb pari, t\u00eb ruajtjes s\u00eb sovranitetit dhe t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nga Konferenca e Londr\u00ebs n\u00eb vitin 1913. S\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15,11],"tags":[74,77,75,33,76,73],"class_list":["post-1178","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-bashkekohore","category-historigrafi","tag-bazat-e-kanunores","tag-protektorati-te-huaj","tag-shqiperia-e-lire","tag-shteti-shqiptar","tag-vendime-jetike","tag-zgjidhja-perfundimtare","category-15","category-11","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1178"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1183,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178\/revisions\/1183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}