{"id":1166,"date":"2020-02-21T15:19:17","date_gmt":"2020-02-21T15:19:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rrenjettona.al\/?p=1166"},"modified":"2020-02-21T15:19:41","modified_gmt":"2020-02-21T15:19:41","slug":"referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-astrit-avdulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/2020\/02\/21\/referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-astrit-avdulaj\/","title":{"rendered":"REFERATET DHE KUMTESAT E MBAJTURA N\u00cb KUVEND ME RASTIN E 100 VJETORIT T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJES \u2013 Astrit AVDULAJ"},"content":{"rendered":"<p><strong>TRAKTATI I FSHEHT\u00cb I LONDR\u00cbS DHE ESAT PASH\u00cb TOPTANI<\/strong><\/p>\n<p>Astrit <strong>AVDULAJ*<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00cbRMBLEDHJE<\/strong><\/p>\n<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ismail Qemali ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti shqiptar. Ky akt i kryer n\u00eb kushtet kur si rezultat i Luft\u00ebrave Ballkanike gati i gjith\u00eb territori ishte i pushtuar nga ushtrit\u00eb e fqinj\u00ebve verior\u00eb dhe jugor\u00eb, nuk mund t\u00eb realizohej pa mb\u00ebshtetjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u00a0 t\u00eb Perandoris\u00eb Austro-Hungareze dhe ndikimin pozitiv t\u00eb Italis\u00eb, e cila kishte interesat e veta. Mbas tet\u00eb muajsh m\u00eb 29 Korrik 1913, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr caktoi kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb trojeve etnike rreth 60% t\u00eb territorit dhe dy t\u00eb tretat e shqiptar\u00ebve. Gjithashtu Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte p\u00ebr dhjet\u00eb vjet n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e fuqive t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre n\u00eb Komisionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit (KNK). Me fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, KNK nuk funksiononte m\u00eb pasi pjes\u00ebtar\u00ebt e tij ishin pjes\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria u kthye thjesht n\u00eb nj\u00eb shesh lufte t\u00eb k\u00ebtyre pal\u00ebve. N\u00eb vitin 1914 Italia q\u00ebndroi n\u00eb pozicion asnjan\u00ebs, duke pritur ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga pal\u00ebt. Ofert\u00ebs s\u00eb Antant\u00ebs p\u00ebr t\u2019u rreshtuar me t\u00eb, Ministri i Jasht\u00ebm i Italis\u00eb iu p\u00ebrgjigj homologut t\u00eb tij britanik me nj\u00eb memorandum t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb 29 mars 1915, i cili nd\u00ebr pikat kryesore p\u00ebrmbante planin p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky plan u p\u00ebrfshi n\u00eb Traktatin e Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, i n\u00ebnshkruar nga pal\u00ebt me 26 Prill 1915. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb Italia i shpalli luft\u00eb Austro-Hungaris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebrfundoi n\u00eb 11 N\u00ebntor 1918 me fitoren e Antant\u00ebs. Pasoj\u00eb e k\u00ebsaj lufte ishte r\u00ebnia e kat\u00ebr perandorive, dy nga t\u00eb cilat ajo Austro-Hungareze dhe Gjermane kishin qen\u00eb baza p\u00ebr krijimin e shtetit shqiptar. Shqip\u00ebria nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb, por ajo kishte qen\u00eb shesh lufte dhe pla\u00e7k\u00eb lufte e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb. P\u00ebrfituesit e k\u00ebsaj pla\u00e7ke ishin n\u00eb radh\u00ebt e fituesve t\u00eb luft\u00ebs: Italia nj\u00eb nga kat\u00ebr fuqit\u00eb kryesore; Greqia megjith\u00ebse ishte rreshtuar me Antant\u00ebn n\u00eb ver\u00ebn e 1916 dhe Serbia, e cila me 1 dhjetor 1918, vet\u00ebm nj\u00ebzet\u00eb dit\u00eb mbas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen e Antant\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e\u00a0 Mbret\u00ebris\u00eb Serbe-Kroate-Sllovene. K\u00ebto shtete b\u00ebn\u00eb sakrifica dhe p\u00ebsuan d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb njer\u00ebz, materiale dhe financiare nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Fjal\u00eb ky\u00e7:<\/em><\/strong><em> Traktati i fsheht\u00eb i Londr\u00ebs, Ismail Qemali, KNK, Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore<\/em><\/p>\n<p><em>*Historian, Studiues, Akademia Alternative Shkencore Rr\u00ebnj\u00ebt Tona, Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>TRAKTATI I FSHEHT\u00cb I LONDR\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ismail Qemali ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti shqiptar. Ky akt i kryer n\u00eb kushtet kur, si rezultat i Luft\u00ebrave Ballkanike gati i gjith\u00eb territori ishte i pushtuar nga ushtrit\u00eb e fqinj\u00ebve verior\u00eb dhe jugor\u00eb, nuk mund t\u00eb realizohej pa mb\u00ebshtetjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u00a0 t\u00eb Perandoris\u00eb Austro-Hungareze dhe ndikimin pozitiv t\u00eb Italis\u00eb, e cila kishte interesat e veta. Mbas tet\u00eb muajsh m\u00eb 29 Korrik 1913, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr caktoi kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb trojeve etnike rreth 60% t\u00eb territorit dhe dy t\u00eb tretat e shqiptar\u00ebve. Gjithashtu Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte p\u00ebr dhjet\u00eb vjet n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e fuqive t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre n\u00eb Komisionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit (KNK). Me fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, KNK nuk funksiononte m\u00eb, mbasi pjes\u00ebtar\u00ebt e tij ishin pjes\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria u kthye<\/p>\n<p>thjesht n\u00eb nj\u00eb shesh lufte t\u00eb k\u00ebtyre pal\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Traktati i Fsheht\u00eb i Londr\u00ebs, p\u00ebrfituesit dhe pasojat e realizimit t\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1914 Italia q\u00ebndroi n\u00eb pozicion asnjan\u00ebs, duke pritur ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga pal\u00ebt. Ofert\u00ebs s\u00eb Antant\u00ebs p\u00ebr t\u2019u rreshtuar me t\u00eb, Ministri i Jasht\u00ebm i Italis\u00eb iu p\u00ebrgjigj homologut t\u00eb tij britanik me nj\u00eb memorandum t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb 29 mars 1915, i cili nd\u00ebr pikat kryesore p\u00ebrmbante planin p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky plan u p\u00ebrfshi n\u00eb Traktatin e Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, i n\u00ebnshkruar nga pal\u00ebt me 26 Prill 1915. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb Italia i shpalli luft\u00eb Austro-Hungaris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebrfundoi n\u00eb 11 N\u00ebntor 1918 me fitoren e Antant\u00ebs. Pasoj\u00eb e k\u00ebsaj lufte ishte r\u00ebnia e kat\u00ebr perandorive, dy nga t\u00eb cilat ajo Austro-Hungareze dhe Gjermane kishin qen\u00eb baza p\u00ebr krijimin e shtetit shqiptar. Shqip\u00ebria nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb, por ajo kishte qen\u00eb shesh lufte dhe pla\u00e7k\u00eb lufte e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb. P\u00ebrfituesit e k\u00ebsaj pla\u00e7ke ishin n\u00eb radh\u00ebt e fituesve t\u00eb luft\u00ebs: Italia nj\u00eb nga kat\u00ebr fuqit\u00eb kryesore; Greqia megjith\u00ebse ishte rreshtuar me Antant\u00ebn n\u00eb ver\u00ebn e 1916 dhe Serbia, e cila me 1 dhjetor 1918, vet\u00ebm nj\u00ebzet\u00eb dit\u00eb mbas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, me mb\u00ebshtetjen e Antant\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e\u00a0 Mbret\u00ebris\u00eb Serbe-Kroate-Sllovene. K\u00ebto shtete b\u00ebn\u00eb sakrifica dhe p\u00ebsuan d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb njer\u00ebz, materiale dhe financiare nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p><em>Tabela e m\u00ebposht\u00ebme p\u00ebrpunuar n\u00eb vitin 2011 nga Qendra Europiane Robert\u00a0 Shuman tregon mbi numrin e viktimave t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr Italin\u00eb, Serbin\u00eb, Greqin\u00eb dhe Malin e Zi.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto statistika jepen vet\u00ebm p\u00ebr shtetet nd\u00ebrluftuese, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb shtet asnj\u00eban\u00ebs, por duke q\u00ebn\u00eb shesh lufte, popullsia e saj ka p\u00ebsuar jo pak viktima nga privacionet dhe epidemit\u00eb e luft\u00ebs, si dhe d\u00ebme materiale t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb Digitalb me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb\u00a0 llogaritej se viktimat njer\u00ebzore si\u00a0 pasoj e luft\u00ebs dhe s\u00ebmundjeve epidemike ishin rreth 70 mij\u00eb, ose gati 10 p\u00ebrqind e popullsis\u00eb. Konferenca e Paqes e Parisit u mblodh nga 18 Janar 1919 deri n\u00eb 21 Janar 1920. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj konference dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Traktatit t\u00eb Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, u p\u00ebrpilua dhe marr\u00ebveshja p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb midis Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb e firmosur n\u00eb 29 korrik 1919 nga Titoni-Venizellos. Sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje Greqia merrte pjes\u00ebn jugore, Serbia dhe Mali i Zi pjes\u00ebn veriore, Italia ishullin e Sazanit dhe Vlor\u00ebn me rrethinat, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb mbetej do t\u00eb krijohej nj\u00eb principat\u00eb myslimane n\u00ebn protektoratin e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fronin e k\u00ebsaj principate pritej t\u00eb ulej Esat Pash\u00eb Toptani, nj\u00eb nga personalitetet m\u00eb t\u00eb spikatura shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, sidomos t\u00eb dhjet\u00ebvjet\u00ebshit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb fillimshekullit t\u00eb nj\u00ebzet\u00eb. Me origjin\u00eb nga nj\u00eb familje e pasur \u00e7ifligare, gjeneral dhe deputet i Perandoris\u00eb Osmane, Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm n\u00eb Qeverin\u00eb e Ismail Qemalit, si dhe Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe i Luft\u00ebs n\u00eb Qeverin\u00eb e Princ Vidit, ai diti t\u00eb orientohej p\u00ebr interesat dhe ambiciet e tij duke u rreshtuar me Antant\u00ebn\u00a0 q\u00eb fitoi luft\u00ebn. Ai bashk\u00ebpunoi me Italin\u00eb, me Serbin\u00eb, Greqin\u00eb dhe Franc\u00ebn, duke kontribuar me nj\u00eb\u00a0 batalion luft\u00ebtar\u00ebsh shqiptar\u00eb n\u00eb kuadrin e Armat\u00ebs franceze n\u00eb Selanik t\u00eb Greqis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta p\u00ebrfitues nga realizimi i Traktatit t\u00eb Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, prisnin formalizimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve q\u00eb do t\u00eb merrte Konferenca e Paqes, ku rolin kryesor e luanin Britania dhe Franca. K\u00ebto dy shtete, megjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e Presidentit t\u00eb SHBA, vendos\u00ebn reparacione shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ndaj fuqive t\u00eb mundura, sidomos ndaj Gjermanis\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00e7oi n\u00eb lindjen e nazizmit\u00a0 dhe p\u00ebr pasoj\u00eb shp\u00ebrthimin br\u00ebnda dy dekadave t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb\u00a0 Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ndryshe veproi SHBA mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur mb\u00ebshteti rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe t\u00eb Japonis\u00eb, duke d\u00ebnuar krimet dhe kriminel\u00ebt e luft\u00ebs dhe p\u00ebr pasoj\u00eb prej tre\u00e7erek shekulli \u00ebsht\u00eb shmangur nj\u00eb luft\u00eb e re bot\u00ebrore. T\u00eb gjitha gjasat e koh\u00ebs tregonin se \u00e7op\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe asgj\u00ebsimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj ishin\u00a0 t\u00eb sigurta; n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb kishin shtet nj\u00eb principat\u00eb \u2013 protektorat prej 12 mij\u00eb km2, me n\u00eb krye Esat Pash\u00ebn, i cili do t\u00eb ishte Heroi Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve, meq\u00eb arriti t\u2019u ruante atyre nj\u00eb cop\u00eb Shqip\u00ebrie!?<\/p>\n<p><strong>GJEOPOLITIKA E NAFT\u00cbS N\u00cb FILLIM T\u00cb SHEKULLIT T\u00cb NJ\u00cbZET\u00cb DHE SI LUFTA E I-R<\/strong>\u00cb<strong>\u00a0BOT\u00cbRORE \u00c7OI N\u00cb SHEKULLIN E NAFT\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Shkaku kryesor i shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ishte zhvillimi i pabarabart\u00eb ekonomik, r\u00ebnia e Britanis\u00eb dhe Franc\u00ebs dhe dalja n\u00eb krye e SHBA dhe Gjermanis\u00eb. Ky ndryshim \u00e7oi n\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr tregje dhe burime l\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb para. Fuqit\u00eb e m\u00ebdha europiane nuk mund\u00ebn m\u00eb t\u2019i menaxhonin krizat si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb mbas luftrave napoleoniane q\u00eb nga Kongresi i Vjen\u00ebs i 1815. Historiani Daniel Yergin thekson se\u00a0<em>\u201cLufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore ishte nj\u00eb luft\u00eb midis nj\u00ebriut dhe makinave, t\u00eb cilat ishin fuqizuar nga nafta\u201d. <\/em>K\u00ebt\u00eb e tregon m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebrdorimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i avion\u00ebve n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore. K\u00ebshtu,n\u00ebse n\u00eb vitin 1915 Britania e Madhe nd\u00ebrtoi dhe hodhi n\u00eb luft\u00eb vet\u00ebm 250 avion\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs ajo prodhoi dhe p\u00ebrdori 55,000 t\u00eb till\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Franca p\u00ebrdori 68,000, Italia 20,000, SHBA 15,000 dhe Gjermania 48,000 avion\u00eb luftarak\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta avion\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr naft\u00eb, furnitori kryesor i s\u00eb cil\u00ebs ishte SHBA. Prodhues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb naft\u00ebs ishin Rusia, Meksika, Rumania, Polonia dhe Persia (Irani), nd\u00ebrsa Franca, Italia dhe Gjermania nuk zot\u00ebronin naft\u00eb. Duke filluar nga Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore, zbulimi i vendburimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs pati nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb politik\u00eb. Sigurimi i burimeve energjitike, sidomos t\u00eb hidrokarbureve, ka p\u00ebrcaktuar gjeopolitik\u00ebn, nd\u00ebrtimin e strategjive afatgjata t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, si dhe ka qen\u00eb shkaku kryesor i rivaliteteve, konflikteve dhe luftrave n\u00eb planetin ton\u00eb. Garantimi i burimeve t\u00eb naft\u00ebs mori prioritet absolut mbi \u00e7do interes tjet\u00ebr t\u00eb fuqive kryesore t\u00eb Antant\u00ebs, q\u00eb dol\u00ebn fitimtar\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Nafta n\u00eb Mesopotamin\u00eb e Vjet\u00ebr dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cMesopotamin\u00eb e Re\u201d t\u00eb Ballkanit<\/strong><\/p>\n<p>Rreth vitit 1914, gjeolog\u00ebt e ushtris\u00eb italiane , e cila ishte vendosur n\u00eb ishullin e Sazanit, vun\u00eb re n\u00eb det sh\u00ebnja nafte dhe duke i gjurmuar ato zbuluan se vinin nga Lumi i Shushic\u00ebs, i cili kalon n\u00eb Drashovic\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs. Shum\u00eb t\u00eb interesuar ata zhvilluan studime t\u00eb gjithan\u00ebshme dhe projektuan shpimin e nj\u00eb pusi nafte. Me fillimin e 6 mujorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb\u00a0 vitit 1917 n\u00ebn drejtimin e kapitenit Plate t\u00eb Marin\u00ebs Italiane, t\u00eb\u00a0 gjeologut Madalena dhe t\u00eb teknikut t\u00eb naft\u00ebs inxh.Amoretti; n\u00eb lugin\u00ebn e Shushic\u00ebs af\u00ebr fshatit Drashovic\u00eb filloi puna p\u00ebr shpimin e nj\u00eb pusi p\u00ebr nxjerrjen e naft\u00ebs. Aty u mor\u00ebn sh\u00ebnja t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb 71,4 m, 81m, 119 m dhe 125 m dhe n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb 101 m u eksperimentua niveli produktiv i pusit, nga i cili u nxorr\u00ebn fillimisht 3,500 litra n\u00eb dit\u00eb.\u00a0 Ky ishte shpimi i pusit t\u00eb par\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb territorin shqiptar, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit u konfirmua ekzistenca e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr rezultoi t\u00eb ishte nj\u00eb naft\u00eb cil\u00ebsore e leht\u00eb me densitet 0,78-0,94 gr\/cm kub.<\/p>\n<p>Ekipi i shpimit, i entuziazmuar me rezultatet e marra, e vazhdoi pun\u00ebn deri n\u00eb mesin e vitit 1918 duke e \u00e7uar pusin deri n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb 200 m. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb ruajtjes s\u00eb sekretit u vendos t\u00eb nd\u00ebrpritet puna dhe vet\u00ebm n\u00eb vitin 1924 t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga pusi i shpuar n\u00eb Drashovic\u00eb u b\u00ebn\u00eb publike nga gjeologu Madalena. Gjat\u00eb luft\u00ebs, nisur nga r\u00ebnd\u00ebsia e jasht\u00ebzakonshme e naft\u00ebs, sh\u00ebrbimet inteligjente t\u00eb shteteve dhe t\u00eb kompanive t\u00eb m\u00ebdha, kishin p\u00ebrpar\u00ebsi \u00e7do informacion q\u00eb lidhej me mund\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkimit dhe zbulimit t\u00eb v\u00ebndburimeve t\u00eb reja t\u00eb naft\u00ebs. Megjith\u00eb synimet e italian\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbajtur sekret\u00a0 t\u00eb dh\u00ebnat e pusit t\u00eb shpuar n\u00eb Drashovic\u00eb, qarqe t\u00eb interesuara, si anglez\u00ebt dhe amerikan\u00ebt, i mor\u00ebn informacionet e duhura dhe filluan ta shohin Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend me interes t\u00eb madh dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb projekte\u00a0 p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfitimet e veta. M\u00eb lart treguam se amerikan\u00ebt prodhonin 70 % t\u00eb naft\u00ebs. Anglez\u00ebt kishin zbuluar dhe shfryt\u00ebzonin naft\u00eb n\u00eb Iran q\u00eb n\u00eb vitin 1909 kur u krijua Shoq\u00ebria Anglo Persiane e Naft\u00ebs (APOC). N\u00eb vitin 1914 vet\u00eb Qeveria Britanike mori kontrollin e k\u00ebsaj kompanie. Ata synonin gjithashtu t\u00eb kontrollonin edhe burimet e pritshme t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb Mesopotamis\u00eb (Irakut).<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dh\u00ebnat e pusit t\u00eb Drashovic\u00ebs; si p\u00ebrsa i p\u00ebrket thell\u00ebsis\u00eb n\u00eb 101 m, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebngut dhe af\u00ebrsis\u00eb me tregjet kryesore t\u00eb Europ\u00ebs e b\u00ebnin at\u00eb shum\u00eb fitimprur\u00ebs dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte edhe sasira t\u00eb konsiderushme, at\u00ebher\u00eb ky vendburim b\u00ebhej nga m\u00eb konkuruesit, prandaj n\u00eb qarqe t\u00eb caktuara p\u00ebr\u00a0 Shqip\u00ebrin\u00eb flitej si \u201cMesopotamia e re\u201d e Ballkanit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb k\u00ebto kushte anglo-sakson\u00ebt vendos\u00ebn q\u00eb k\u00ebto v\u00ebndburime t\u00eb pritshme t\u00eb naft\u00ebs t\u2019i kontrollonin vet\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhej ndryshuar projekti n\u00eb fuqi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb lidhej me zbatimin e Traktatit t\u00eb Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb cop\u00ebtimin e saj. Nj\u00eb projekt i ri ishte hartuar nga aleat\u00ebt anglo-sakson\u00eb\u00a0 dhe duke filluar nga gjysma e dyt\u00eb e vitit 1919,\u00a0 po punohej me angazhim maksimal p\u00ebr zbatimin e tij. Synimi i k\u00ebtij projekti ishte q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ishte nj\u00eb shtet me pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e vendosur n\u00eb 29 Korrik 1913 n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kishte sovranitet t\u00eb plot\u00eb qeverisje\u00a0 mbi territorin dhe pasurit\u00eb e veta komb\u00ebtare.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtij q\u00ebllimi do t\u2019i sh\u00ebrbente mbajtja e Kongresit Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Lushnj\u00ebs, i cili do t\u00eb duhej t\u00eb miratonte Aktin Themeltar Kushtetues p\u00ebr Pavarsin\u00eb e Plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke hedhur posht\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr c\u00ebnimin e kufijve t\u00eb saj, p\u00ebrpara se Konferenca e Paqes t\u00eb shqyrtonte\u00a0 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare rastin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb Janarit 1920. Vonesa e mbajtjes s\u00eb k\u00ebtij Kongresi i detyroi anglez\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin bashk\u00ebpun\u00ebtor, t\u00eb projektit t\u00eb tyre p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb edhe francez\u00ebt , t\u00eb cil\u00ebt kishin lidhje t\u00eb ve\u00e7anta me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit e projektit p\u00ebr cop\u00ebtimin e Shqiperis\u00eb. K\u00ebt\u00eb mesazh ata e transmetuan\u00a0 n\u00ebp\u00ebrmjet Henry Berenger, shkrimtar dhe politikan i shquar francez, senator nga viti 1912 deri n\u00eb 1945, personaliteti q\u00eb konsiderohet se e futi Franc\u00ebn n\u00eb tregun e naft\u00ebs, i cili\u00a0 n\u00eb 12 dhjetor 1919 ishte n\u00eb Lond\u00ebr me detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiste takimin e ardhsh\u00ebm France-Britani n\u00eb kuader t\u00eb Konferences s\u00eb Paqes, n\u00eb funksionin e Komisionerit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Naft\u00ebs dhe t\u00eb L\u00ebnd\u00ebve Djeg\u00ebse. Me urgjenc\u00eb Berenger i shkruajti nga Londra Kryeministrit t\u00eb vet Zhorzh Klemanso, ku theksonte se \u201cWho will have the oil will have the domination\u201d (Kush do t\u00eb ket\u00eb naft\u00ebn do t\u00eb sundoj\u00eb). N\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, nga k\u00ebrkimet e b\u00ebra, ishte rritur besimi se n\u00eb Mesopotami, q\u00eb ishte pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane, kishte rezerva t\u00eb konsiderueshme nafte. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb vitin 1912 n\u00eb Stamboll u krijua Kompania Turke e Naft\u00ebs (TPC), ku aksioner\u00eb ishin shoq\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha europiane, si Deutsche Bank, Kompania Anglo Saksone e Naft\u00ebs, Banka Komb\u00ebtare e Turqis\u00eb dhe biznesmeni me shtet\u00ebsi britanike dhe me origjin\u00eb armene C.Gulbenkian. N\u00eb vitin 1914, kur Shoq\u00ebria Anglo Persiane e Naft\u00ebs zot\u00ebronte 50% t\u00eb kapitalit t\u00eb TPC, ajo mori premtimin p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesionit nga Qeveria Osmane, por fillimi i luft\u00ebs i nd\u00ebrpreu planet p\u00ebr k\u00ebrkimin e naft\u00ebs. Ishte pik\u00ebrisht konflikti p\u00ebr naft\u00ebn e Irakut nj\u00eb nga shkaqet krysore t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Madhe. N\u00eb kuadrin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes ,nga 19-26 prill 1920 u mbajt Konferenca e San Remos, ku n\u00eb 24 prill midis Britanis\u00eb dhe Franc\u00ebs u firmos marr\u00ebveshja nga e cila kompania franceze CFP merrte 25% t\u00eb aksioneve t\u00eb TPC, pjesa q\u00eb para luft\u00ebs i p\u00ebrkiste Deutsche Bank<strong>. <\/strong><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje Britania i dha mund\u00ebsin\u00eb Franc\u00ebs t\u00eb\u00a0 hyj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb tregun e naft\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb e detyronte Franc\u00ebn t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e projektit t\u00eb ri anglo sakson p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke hedhur posht\u00eb Traktatin e Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs q\u00eb \u00e7onte n\u00eb cop\u00ebtimin e saj. Vet\u00ebm se k\u00ebto fuqi fitimtare nuk mund t\u00eb vepronin si me rastin e Mesopotamis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, ku kishin t\u00eb b\u00ebnin me nj\u00eb fuqi t\u00eb mundur, Perandorin\u00eb Osmane; n\u00eb rastin e \u201cMesopotamis\u00eb s\u00eb Re\u201d, ato do t\u00eb duhej t\u00eb anullonin nj\u00eb Traktat q\u00eb vet e kishin formuluar dhe firmosur, duke prekur thelb\u00ebsisht interesat e aleat\u00ebve q\u00eb q\u00ebndronin krah tyre n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes.<\/p>\n<p><strong>SHQIP\u00cbRIA N\u00cb VITIN 1920, FILLIM I D\u00cbSHP\u00cbRUAR, FUND I NDRITUR ME PRANIMIN N\u00cb LIDHJEN E KOMBEVE<\/strong><\/p>\n<p>Situat\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb fillimvitit 1920 e p\u00ebrcakton m\u00eb s\u00eb miri fjala e Fan Nolit n\u00eb parlament n\u00eb 11 Shkurt 1924, n\u00eb homazh t\u00eb vdekjes s\u00eb Presidentit amerikan Willson:\u00a0<em>\u201cN\u00eb Janar 1920 nj\u00eb er\u00eb zije dhe d\u00ebshp\u00ebrimi kish r\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt e vendit, i cili q\u00eb si nj\u00eb i vdekur n\u00eb agoni. Projekti i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i redaktuar prej Aleateve, ishte njohur dhe pritej vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb fakt definitiv. Firma q\u00eb mungonte ishte ajo e Presidentit Willson, firm\u00eb q\u00eb nuk u vu n\u00eb at\u00eb projekt aq t\u00eb padrejt\u00eb. Presidenti Wilson jo vet\u00ebm nuk e vuri firm\u00ebn, po u p\u00ebrgjeq edhe me dy nota, me t\u00eb cilat mpronte t\u00eb drejt\u00ebn e Shqip\u00ebrise s\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr vet\u00eb qeverim, dy nota q\u00eb jan\u00eb dy nga xhevairet m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shk\u00eblqyer. Ato nota ndaluan cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe na dhan\u00eb koh\u00eb t\u00eb marrim frym\u00eb dhe t\u00eb gatitim lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb sot\u2026Dhe si u hoq nga fuqia Presidenti Willson, kush e mori mprojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb? Ishte Lidhja e Kombeve, krijesa e Presidentit Willson.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Me mosfirmosjen e projektit t\u00eb cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u b\u00eb hapi i par\u00eb, por\u00a0 p\u00ebr t\u00eb konsoliduar shtetformimin e shtetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u00eb duhej t\u00eb zbatoheshin \u00a0t\u00eb gjith\u00eb fazat e projektit\u00a0 q\u00eb ishte hartuar nga aleat\u00ebt anglo-sakson\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Faza e par\u00eb<\/strong>\u00a0<strong>ishte mbajtja e Kongresit Mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Lushnj\u00ebs<\/strong>\u00a0n\u00eb 21-31 Janar 1920, i cili miratoi Aktin Themeltar Kushtetues p\u00ebr Pavarsin\u00eb e Plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke hedhur posht\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr c\u00ebnimin e kufijve t\u00eb saj. Mbasi quajti t\u00eb rr\u00ebzuar Qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit, Kongresi zgjodhi K\u00ebshillin e Lart\u00eb prej 4 vet\u00ebsh, n\u00eb funksionin e Kryetarit t\u00eb Shtetit, K\u00ebshillin Komb\u00ebtar prej 37 vet\u00ebsh, Qeverin\u00eb me Kryeminist\u00ebr Sulejman Delvin\u00ebn dhe caktoi kryeqytet Tiran\u00ebn. Mbas Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs, u rrit fryma atdhetare dhe filluan organizimet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reale pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p><strong>Faza e dyt\u00eb<\/strong>\u00a0<strong>ishte p\u00ebrgatitja dhe zhvillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong>\u00a0p\u00ebr t\u00eb larguar prej andej ushtrin\u00eb italiane. Luft\u00ebtar\u00ebt nga krahina e Vlor\u00ebs dhe nga shum\u00eb krahina t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Qeveria e Tiran\u00ebs, filluan sulmin mbi ushtrin\u00eb italiane n\u00eb\u00a0 5 Qershor 1920 dhe n\u00eb\u00a0 2 Gusht 1920 u n\u00ebnshkrua Protokolli i Tiran\u00ebs, ku Qeveria e Rom\u00ebs deklaronte se \u201c Respektonte sovranitetin shqiptar mbi Vlor\u00ebn dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb trupat italiane ishin t\u00ebrhequr nga Vlora.\u00a0<strong><em>Kjo ishte nj\u00eb fitore e madhe, por edhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr pretendimet territoriale t\u00eb fqinj\u00ebve jugor\u00eb dhe verior\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Faza e tret\u00eb ishte dekurajimi, deligjitimimi dhe goditja e p\u00ebrfitusve nga Traktati i Fsheht\u00eb i Londr\u00ebs q\u00eb vazhdonin t\u00eb k\u00ebrkonin realizimin e tij. Akti m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs ishte vrasja e Esat Pash\u00eb Toptanit dhe vendimi i Gjykat\u00ebs Franceze q\u00eb e shpallte Avni Rustemin t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Esat Pasha u vendos n\u00eb Paris n\u00eb 1 prill 1919. N\u00eb 19 prill ai i shkruan nj\u00eb Memorandum Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes, n\u00eb cile\u00ebsin\u00eb e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku shpjegon p\u00ebrse e meritonte k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore dhe se ai ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i vet\u00ebm legjitim i popullit shqiptar. Publicisti Sheradin Berisha n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tij jep p\u00ebrmbajtjen e nj\u00eb letre t\u00eb marr\u00eb nga arkivat jugosllave, me t\u00eb cil\u00ebn Kryeministri i Serbis\u00eb Nikolla Pashiq i drejtohet n\u00eb 30 janar 1920\u00a0 z.Aleksand\u00ebr Mileran, Kryeminist\u00ebr i Franc\u00ebs dhe Krytar i Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr jepen t\u00eb gjith\u00eb kontributet q\u00eb Esat Pasha, kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Antant\u00ebn dhe p\u00ebr Franc\u00ebn si dhe d\u00ebmet q\u00eb ai ka p\u00ebsuar dhe shpenzimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ai meritonte nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 10 milion\u00eb franga. Mesa duket Pashiqi kishte nuhatur ndryshimin e q\u00ebndrimit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, prandaj n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr Esatin testonte edhe situat\u00ebn p\u00ebr interesat e Serbis\u00eb. Ndaj k\u00ebtij dokumenti diplomatik pati vet\u00ebm heshtje. Ilir Ikonomi n\u00eb librin e tij p\u00ebr Esat Pash\u00ebn p\u00ebrshkruan dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.\u00a0<em>Dit\u00ebn e 13 qershorit 1920, Esati i shoq\u00ebruar nga nipi i tij Xhemil Bej Vlora dhe e dashura franceze Eliza, e filloi me nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb sapo e kishte marr\u00eb m\u00eb qera, mbasi ishte liruar nga miku i tij Milenko Vesni\u00e7, i cili ishte kthyer n\u00eb Beograd si Kryeminist\u00ebr i Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-Kroato-Sllovene. Para se t\u00eb shkonin p\u00ebr drek\u00eb Esat Pasha me nj\u00eb gazetar t\u00eb gazet\u00ebs \u201cLe Temps\u201d p\u00ebrgatiti nj\u00eb promemorie ku n\u00ebp\u00ebrmjet shtypit i drejtohej opinionit publik francez ku e vinte n\u00eb dijeni p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Franc\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat i takonte nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 10 milion franga<\/em>. Promemorja kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje t\u00eb letr\u00ebs diplomatike t\u00eb Pashqit t\u00eb 30 janarit, por q\u00eb nuk pati p\u00ebrgjigje. Ajo u botua t\u00eb nes\u00ebrmen s\u00eb bashku me lajmin e vrasjes. Esat Pash\u00eb Toptani, njeriu q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb parlamentit i dor\u00ebzoi Sulltanit ultimatumin p\u00ebr dor\u00ebh\u00ebqje dhe q\u00eb p\u00ebr mbi nj\u00eb dekad\u00eb ishte nga figurat m\u00eb protagoniste n\u00eb politik\u00ebn e Ballkanit,\u00a0<strong><em>nuk e kishte kuptuar se situatat kishin ndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht dhe se ai nga nj\u00eb person q\u00eb duhej\u00a0 t\u00eb shp\u00ebrblehej p\u00ebr meritat dhe kontributet, ishte kthyer n\u00eb \u201ckok\u00eb turku\u201d, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb justifikuar\u00a0 ndryshimet e b\u00ebra nga vet\u00eb fuqit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb rikonfigurimin e hart\u00ebs s\u00eb Ballkanit. Vrasja ishte nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr Italin\u00eb, Serbin\u00eb dhe Greqin\u00eb se Traktati i Fsheht\u00eb i Londr\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk do t\u00eb zbatohej<\/em><\/strong>\u00a0dhe ndodhi pik\u00ebrisht nj\u00eb jav\u00eb mbasi luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb kishin filluar veprimet luftarake kund\u00ebr ushtris\u00eb italiane n\u00eb Vlor\u00eb.\u00a0<strong><em>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Parisit e konfirmoi dhe legjitimoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha<\/em>.\u00a0<\/strong>Gjyqi kund\u00ebr Avni Rustemit filloi n\u00eb 29 n\u00ebntor 1920, mbas 5 muaj dhe 16 dit\u00eb hetimi, dhe br\u00ebnda 24 or\u00ebsh, juria prej 12 vet\u00ebsh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit francez, e shpalli p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e djal\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Esat Pash\u00eb Toptanit.<\/p>\n<p><strong>Faza e kat\u00ebrt filloi me k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb 12 Tetor 1920 nga Qeveria Shqiptare p\u00ebr pranimin n\u00eb Lidhjen e Kombeve<\/strong>, e cila n\u00eb 15 N\u00ebntor 1920 do t\u00eb mblidhej n\u00eb Gjenev\u00eb n\u00eb t\u00eb par\u00ebn Asamble t\u00eb saj. N\u00eb 12 N\u00ebntor 1920 mb\u00ebrriti delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli, i cili filloi te plot\u00ebsoje dokumentacionet e pranimit. Mbas shum\u00eb debatesh, me mb\u00ebshtetjen q\u00eb i b\u00ebn\u00eb \u00a0p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve pjes\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Britanike, Shqip\u00ebria n\u00eb 17 Dhjetor 1920 u b\u00eb an\u00ebtare e 43 e Lidhjes s\u00eb Kombeve, me 35 vota pro, 7 abstenime dhe asnj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr. Kjo ishte nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e madhe, mbasi tani p\u00ebr fatet e Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb diskutohej dhe t\u00eb merreshin vendime n\u00ebp\u00ebr kulisa, por n\u00eb institucione ku do t\u00eb debatohej dhe do t\u00eb d\u00ebgjohej edhe z\u00ebri i p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb saj. K\u00ebto arritje t\u00eb vitit 1920 jan\u00eb t\u00eb pashembullta n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe u realizuan si rezultat i nj\u00eb mobilizimi maksimal i t\u00eb gjitha shtresave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat kuptuan se ishin para \u00e7b\u00ebrjes p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Gjithashtu pati nje aktivizim maksimal t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb diplomaci, me shtyp dhe me ndihma t\u00eb ndryshme. P\u00ebrputhja e interesave t\u00eb momentit t\u00eb fuqive te m\u00ebdha vendimarr\u00ebse t\u00eb koh\u00ebs me interesat e shqiptar\u00ebve \u00e7uan n\u00eb k\u00ebto arritje madh\u00ebshtore. Rreziqet p\u00ebr shtetformimin e shqiptar\u00ebve, sa t\u00eb jashtme edhe t\u00eb br\u00ebndshme, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb prezente gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij shekulli, por tashm\u00eb ne kemi fituar miq dhe aleat\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb na jan\u00eb pran\u00eb n\u00eb \u00e7do moment rreziku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TRAKTATI I FSHEHT\u00cb I LONDR\u00cbS DHE ESAT PASH\u00cb TOPTANI Astrit AVDULAJ* \u00a0 P\u00cbRMBLEDHJE Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Ismail Qemali ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti shqiptar. Ky akt i kryer n\u00eb kushtet kur si rezultat i Luft\u00ebrave Ballkanike gati i gjith\u00eb territori ishte i pushtuar nga ushtrit\u00eb e fqinj\u00ebve verior\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15,11],"tags":[48,44,45,46,47,49,43],"class_list":["post-1166","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-bashkekohore","category-historigrafi","tag-akademia-alternative-shkencore-rrenjet-tona","tag-ismail-qemali","tag-knk","tag-lufta-e-pare-boterore-historian","tag-studiues","tag-tirane","tag-traktati-i-fshehte-i-londres","category-15","category-11","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1166","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1166"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1166\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1167,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1166\/revisions\/1167"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1166"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1166"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1166"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}