{"id":1164,"date":"2020-02-21T15:17:00","date_gmt":"2020-02-21T15:17:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rrenjettona.al\/?p=1164"},"modified":"2020-02-21T15:17:00","modified_gmt":"2020-02-21T15:17:00","slug":"referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-akad-prof-dr-apollon-bace","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/2020\/02\/21\/referatet-dhe-kumtesat-e-mbajtura-ne-kuvend-me-rastin-e-100-vjetorit-te-kongresit-te-lushnjes-akad-prof-dr-apollon-bace\/","title":{"rendered":"REFERATET DHE KUMTESAT E MBAJTURA N\u00cb KUVEND ME RASTIN E 100 VJETORIT T\u00cb KONGRESIT T\u00cb LUSHNJES &#8211; Akad. Prof. Dr. Apollon BA\u00c7E"},"content":{"rendered":"<p><strong>LET\u00cbR E STUDENT\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb T\u00cb UNIVERSITETIT T\u00cb VJEN\u00cbS D\u00cbRGUAR PRESIDENTIT AMERIKAN WILSON N\u00cb 15 DHJETOR 1918<\/strong><\/p>\n<p>Akad. Prof. Dr. Apollon<strong> BA\u00c7E*<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00cbRMBLEDHJE<\/strong><\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe fitimit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare (28.11.1912), Shqip\u00ebria u njoh si shtet i pavarur m\u00eb 22 janar 1913 (Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr), por gjysma e saj kishte mbetur jasht\u00eb kufijve territorial\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb. Brenda vendit anarki e plot\u00eb: Qeveria e Ismail Qemalit n\u00eb Vlor\u00eb e kund\u00ebr saj Qeveria e Esad Pash\u00eb Toptanit n\u00eb Durr\u00ebs. Grek\u00ebt shkel\u00ebn dhe shkretuan Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, serb\u00ebt pushtuan Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut, malazez\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Princi Wied-i, i cili u d\u00ebrgua si mbret i Shqip\u00ebris\u00eb prej fuqive t\u00eb m\u00ebdha, zbriti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 7 mars t\u00eb vitit 1914 dhe u shtr\u00ebngua t\u00eb largohej n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb atij viti. L\u00ebvizja e Rebel\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe veprimet e grek\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut \u00a0e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur organizimin e shtetit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb plasi Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore (korrik 1914) dhe Shqip\u00ebria u shkel prej ushtrive nd\u00ebrluftuese austro-hungareze, italiane dhe franceze. Me mbarimin e Luft\u00ebs Bot\u00ebrore, problemi shqiptar ishte akoma m\u00eb i koklavitur: Traktati i fsheht\u00eb i Londr\u00ebs (i n\u00ebnshkruar m\u00eb 26 prill 1915) kishte vendosur cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb midis Italis\u00eb, Greqis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore mbaroi n\u00eb n\u00ebntor 1918. N\u00eb dhjetor t\u00eb po k\u00ebtij viti u formua qeveria e Durr\u00ebsit n\u00ebn Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmetin, q\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua nga qeveria e Tiran\u00ebs e dal\u00eb nga Kongresi i Lushnj\u00ebs (janar 1920). N\u00eb vazhdim t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare Italia n\u00ebnshkroi me Greqin\u00eb\u00a0 marr\u00ebveshjen Tittoni-Venizelos (1919), e cila i njihte Greqis\u00eb k\u00ebrkesat mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut me kusht q\u00eb edhe Greqia t\u00eb njihte sundimin italian mbi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana historike u mblodh Konferenca e Paqes n\u00eb Paris m\u00eb 1919. Austria q\u00eb kishte influencuar dhe mb\u00ebshtetur aq shum\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb kishte humbur luft\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr fuqit\u00eb fituese (Anglia, Franca dhe Rusia) mb\u00ebshtesnin hapur shtetet fqinje t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u2019u zmadhuar me territore shqiptare. K\u00ebshtu, student\u00ebt shqiptar\u00eb i shkruan nj\u00eb let\u00ebr Presidentit Wilson t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, i cili mbrojti t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb dobi t\u00eb kombit shqiptar. Letra \u00ebsht\u00eb shkruar nga q\u00eb studionin n\u00eb Universiteti e Vjen\u00ebs dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Presidentit Wilson kur ai kishte shkuar n\u00eb Paris n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. Si arrit\u00ebn student\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb letra e tyre nga Vjena t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Presidentit Wilson n\u00eb Paris, kjo \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb mister, por letra mban dat\u00ebn 15.12.1918 dhe p\u00ebrb\u00ebn pa asnj\u00eb dyshim, p\u00ebrpjekjen e par\u00eb serioze p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur problemin shqiptar tek Presidenti Wilson.<\/p>\n<p><strong><em>Fjal\u00eb ky\u00e7:<\/em><\/strong><em> Perandoria Osmane, Fitimi i\u00a0 Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare, Let\u00ebr Presidentit Wilson<\/em><\/p>\n<p><em>*Akademik, Profesor Doktor, Studiues, Historian, Arkeolog, Akademia E Shkencore Shqiptare, Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>LETRA E SHKRUAR NGA STUDENT\u00cbT SHQIPTAR\u00cb Q\u00cb STUDIONIN N\u00cb UNIVERSITETI E VJEN\u00cbS <\/strong><\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe fitimit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare (28.11.1912), Shqip\u00ebria u njoh si shtet i pavarur m\u00eb 22 janar 1913 (Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr), por gjysma e saj kishte mbetur jasht\u00eb kufijve territorial\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb. Brenda vendit anarki e plot\u00eb: Qeveria e Ismail Qemalit n\u00eb Vlor\u00eb e kund\u00ebr saj Qeveria e Esad Pash\u00eb Toptanit n\u00eb Durr\u00ebs.\u00a0 Grek\u00ebt shkel\u00ebn dhe shkretuan Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, serb\u00ebt pushtuan Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut, malazez\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb Shkoder. Princi Wied, i cili u d\u00ebrgua si mbret i Shqip\u00ebris\u00eb prej fuqive t\u00eb m\u00ebdha, zbriti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb 7 mars t\u00eb vitit 1914 dhe u shtr\u00ebngua t\u00eb largohej n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb atij viti. L\u00ebvizja e Rebel\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe veprimet e grek\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut\u00a0 e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur organizimin e shtetit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb plasi Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore (korrik 1914) dhe Shqip\u00ebria u shkel prej ushtrive nd\u00ebrluftuese austro-hungareze, italiane dhe franceze.<\/p>\n<p>Me mbarimin e Luft\u00ebs Bot\u00ebrore, problemi shqiptar ishte akoma m\u00eb i koklavitur: Traktati i fsheht\u00eb i Londr\u00ebs (i n\u00ebnshkruar m\u00eb 26 prill 1915) kishte vendosur cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb midis Italis\u00eb, Greqis\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore mbaroi n\u00eb n\u00ebntor 1918. N\u00eb dhjetor t\u00eb po k\u00ebtij viti u formua qeveria e Durr\u00ebsit n\u00ebn Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmetin, q\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua nga qeveria e Tiran\u00ebs e dal\u00eb nga Kongresi i Lushnj\u00ebs (janar 1920). N\u00eb vazhdim t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare Italia n\u00ebnshkroi me Greqin\u00eb\u00a0 marr\u00ebveshjen Tittoni-Venizelos (1919), e cila i njihte Greqis\u00eb k\u00ebrkesat mbi Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut me kusht q\u00eb edhe Greqia t\u00eb njihte sundimin italian mbi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana historike u mblodh Konferenca e Paqes n\u00eb Paris m\u00eb 1919. Austria q\u00eb kishte influencuar dhe mb\u00ebshtetur aq shum\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb kishte humbur luft\u00ebn. Nga ana tjet\u00ebr fuqit\u00eb fituese (Anglia, Franca dhe Rusia) mb\u00ebshtesnin hapur shtetet fqinje t\u00eb interesuara p\u00ebr tu zmadhuar me territore shqiptare. K\u00ebshtu, Shqip\u00ebria nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrkrahje te jashtme, p\u00ebrve\u00e7 z\u00ebrit t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Presidentit Wilson t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, i cili mbrojti t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb dobi t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Letra \u00ebsht\u00eb shkruar nga student\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb studionin n\u00eb Universiteti e Vjen\u00ebs dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Presidentit Wilson kur ai kishte shkuar n\u00eb Paris n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. Si arrit\u00ebn student\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb letra e tyre nga Vjena t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Presidentit Wilson n\u00eb Paris, kjo \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb mister, por letra mban dat\u00ebn 15.12.1918 dhe p\u00ebrb\u00ebn pa asnj\u00eb dyshim, p\u00ebrpjekjen e par\u00eb serioze p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur problemin shqiptar tek Presidenti Wilson. Pas marrjes s\u00eb letr\u00ebs, presidenti Wilson d\u00ebrgoi n\u00eb Vjen\u00eb ambasadorin Calvin Coolidge (m\u00eb von\u00eb President i SHBA) p\u00ebr t\u2019u takuar me student\u00ebt shqiptar\u00eb. Zoti Coolidge i priti k\u00ebta student\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb periferi t\u00eb Vjen\u00ebs (1919) dhe u deklaroi atyre q\u00eb z\u00ebri i Presidentit Wilson n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb vendit t\u00eb tyre. N\u00eb vitin 1920, po k\u00ebta student\u00eb i d\u00ebrguan nj\u00eb not\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto arsye Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gjendjen n\u00eb vend, ai d\u00ebrgoi n\u00eb Shqip\u00ebri konsullin e SHBA n\u00eb Torino, zotin Jozef Haven (1919), i cili vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut dhe at\u00eb t\u00eb Mesme duke u shoq\u00ebruar nga patrioti Tefik Mborja. Raporti q\u00eb ai i d\u00ebrgoi Presidentit Wilson ishte t\u00ebr\u00ebsisht pro Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Woodrow WILSON<\/li>\n<\/ol>\n<p>President i Shteteve t\u00eb Bashkuara<\/p>\n<p>Palais Murat, Paris \u2013 Franc\u00eb<\/p>\n<p><strong>Fort i ndershmi Zot\u00ebri!<\/strong><\/p>\n<p>Ne,\u00a0 t\u00eb n\u00ebnshkruarit student\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Vjen\u00ebs, Austri, marrim lirin\u00eb t\u00eb paraqesim veten ton\u00eb me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb na d\u00ebgjuar m\u00eb shpirtmadhi njer\u00ebzor dhe i drejt\u00eb i Zot\u00ebris\u00eb suaj.<\/p>\n<p>Sot, kur fati i bot\u00ebs varet kaq shum\u00eb prej Jush, kur \u00e7do e vetme minut\u00eb e Zot\u00ebris\u00eb suaj do t\u00eb jet\u00eb e z\u00ebn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e nes\u00ebrme, shum\u00eb natyrisht do t\u00eb duket si nj\u00eb guxim i pafalsh\u00ebm q\u00eb nga ana e nj\u00eb grushti student\u00ebsh t\u00eb nj\u00eb kombi jo shum\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb luten p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn or\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb \u00e7mueshme t\u00eb Zot\u00ebris\u00eb suaj.<\/p>\n<p>Zot\u00ebri! N\u00eb k\u00ebt\u00eb furtun\u00eb t\u00eb ngjarjeve t\u00eb papritura, n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb historike kur mbret\u00ebri shekullore rr\u00ebzohen dhe kudo kombe t\u00eb rinj ringjallen, kemi pritur me v\u00ebmendje t\u00eb gjall\u00eb dhe me nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb p\u00ebr dit\u00eb pak\u00ebsohej, p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb shp\u00ebtuese p\u00ebr atdheun ton\u00eb fatkeq. Por duket se jemi krejt t\u00eb harruar, sikur i p\u00ebrkasim historis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr. D\u00ebshp\u00ebrimi na rr\u00ebmben me gjith\u00e7ka kur mendojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb paqeje t\u00eb padrejt\u00eb. Pak mund t\u00eb jemi, por megjithat\u00eb kemi vendosur dhe kemi b\u00ebr\u00eb be t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00ebn \u00e7do kusht, \u00e7\u2019na vjen nga dora p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb dashur. Ai \u00ebsht\u00eb i t\u00ebri q\u00eb kemi, i t\u00ebri q\u00eb duam t\u00eb kemi edhe i t\u00ebri p\u00ebr t\u00eb cilin japim jet\u00ebn ton\u00eb me g\u00ebzim.<\/p>\n<p>Si m\u00eb i madhi idealist i shekullit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr Ju, fort i ndersh\u00ebm Zot\u00ebri, t\u00eb \u00e7moni drejt\u00ebsisht q\u00ebllimin e ambicies son\u00eb; ai \u00ebsht\u00eb ideali yn\u00eb. Edhe si mjesht\u00ebri i mjesht\u00ebrve, t\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia entuziaste e djal\u00ebris\u00eb kurr\u00eb s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb e huaj p\u00ebr Zot\u00ebrin\u00eb Tuaj q\u00eb t\u00eb besoni drejt\u00ebsin\u00eb e q\u00ebllimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga k\u00ebto kushte guxojm\u00eb ti drejtohemi Zot\u00ebris\u00eb Suaj p\u00ebrul\u00ebsisht, m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuarit njeri t\u00eb shekullit, i cili q\u00ebndron me iden\u00eb e tij m\u00eb lart se gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, dhe fjala e t\u00eb cilit, p\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb se mendimi i gjith\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Zot\u00ebri! Ju lutemi t\u00eb keni durim me ne deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Zoti President! A do t\u00eb jet\u00eb pa dobi t\u00eb t\u00eb num\u00ebrojm\u00eb dy, tri pika nga fatkeq\u00ebsit\u00eb e panum\u00ebruara t\u00eb k\u00ebtij vendi? A ka ndonj\u00eb komb tjet\u00ebr mbi faqen e dheut t\u00eb cilit i ka qen\u00eb ndaluar p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs amtare? Pes\u00ebqind vjet Shqipja ka qen\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e ndaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, kaq e r\u00ebnd\u00eb ka qen\u00eb zgjedha e tiranis\u00eb s\u00eb huaj! Pa k\u00ebt\u00eb dhurim t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, pa k\u00ebt\u00eb veg\u00ebl t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb\u00a0 nj\u00eb kombi, si mund t\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb kishim mbajtur nj\u00eb hap me bot\u00ebn e lir\u00eb? Megjithat\u00eb, Evropa e mendshme e priste k\u00ebt\u00eb prej nesh. Dhe nj\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe e dyt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb mospasja e nj\u00eb feje t\u00eb bashkuar q\u00eb t\u00eb mbante zjarrin e idealit komb\u00ebtar kurdoher\u00eb t\u00eb ndezur n\u00eb zemr\u00ebn e popullit. Por me gjith\u00eb k\u00ebto besime t\u00eb ndryshme e ngat\u00ebrrime t\u00eb tjera, shqiptar\u00ebt kan\u00eb q\u00ebndruar, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kryengritje dhe kan\u00eb luftuar s\u00eb bashku p\u00ebr liri si nj\u00eb komb me traditat e me gjuhen e vet.<\/p>\n<p>Fort i ndershmi Zot\u00ebri, do p\u00ebrpiqemi me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos keqp\u00ebrdorim durimin e Zot\u00ebris\u00eb Suaj me holl\u00ebsira t\u00eb panevojshme dhe me ca fjal\u00eb q\u00eb vin\u00eb m\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmendim epok\u00ebn historike: Heroin komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeun, i cili p\u00ebr 24 vjet ndaloi Turqit edhe luftoi burr\u00ebrisht kund\u00ebr invazionit t\u00eb huaj q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb Evrop\u00ebn mosmir\u00ebnjoh\u00ebse me gjakun e vlefsh\u00ebm shqiptar (1443); Lidhjen e Prizrenit m\u00eb 1879 t\u00eb cil\u00ebn Ippeni aq bukur e barazon me Konfederat\u00ebn e Kantoneve Schwytz, Uri dhe Unterwalden n\u00eb vitin 1307, edhe me komitetin e sigurimit popullor, i cili qeverisi Franc\u00ebn prej 1793 deri 1795; Kushtetut\u00ebn e Turqis\u00eb fituar prej shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kombet q\u00eb ishin at\u00ebher\u00eb n\u00ebn Turqin\u00eb (1908); kryengritjet kund\u00ebr regjimit t\u00eb ri turk, m\u00eb despotik q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb 1909-10-11. Zot\u00ebri! Ky kombi\u00a0 m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb gadishullin ballkanik ka treguar kurdoher\u00eb gjall\u00ebrin\u00eb e tij dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb komb\u00ebtare, por fqinj\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ne, ne q\u00eb p\u00ebrpiqeshim n\u00ebr kaq mundime. Edhe duke q\u00ebn\u00eb se historia e jon\u00eb na le n\u00eb kohrat e mesme n\u00eb err\u00ebsirr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, politikan\u00eb grek\u00eb e serb\u00eb gjet\u00ebn rastin t\u00eb mohojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb jete politike p\u00ebr ne. K\u00ebta shkuan aq larg sa t\u00eb mos shohin q\u00ebnien gjeografike dhe etnografike ton\u00eb; ata besuan se Europa Per\u00ebndimore dhe Amerika duhej t\u00eb k\u00ebndonin pun\u00ebrat e ngat\u00ebrruara t\u00eb Ballkanit vet\u00ebm sipas shkrimeve t\u00eb tyre, edhe t\u00eb shohin vet\u00ebm me sy grek\u00eb e serb\u00eb. Por, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb historishkrues t\u00eb d\u00ebgjuar si Thalloczi dhe Jirecek (i dyti sadoq\u00eb nj\u00eb sllav vet\u00eb) duke i sh\u00ebrbyer shkenc\u00ebs, kan\u00eb rr\u00ebfyer t\u00eb drejt\u00ebn dhe i kan\u00eb provuar bot\u00ebs racionale se \u00e7ka q\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebria dhe \u00e7\u2019rol kan\u00eb luajtur shqiptar\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrgjithshme. Edhe nga ana tjet\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb kontakt m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb; sepse kan\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn edhe padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb punohet kund\u00ebr nesh. Midis tyre n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vjen Z. George Fred Williams, ish ministri i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Athin\u00eb, i cili dha dor\u00ebheqjen m\u00eb 1913 p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb keq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs. E drejta do t\u00eb fitoj\u00eb, por ne shikojm\u00eb p\u00ebr hidh\u00ebrimin ton\u00eb, se me sa rezultate kan\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjet e fqinj\u00ebve tan\u00eb, sa n\u00eb Europ\u00ebn e Per\u00ebndimit edhe nuk na marrin parasysh.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet Konferenca e Londr\u00ebs m\u00eb 22 Janar 1913 njohu si shtet m\u00eb vehte Shqip\u00ebrin\u00eb, por po thua 2\/3 e vendeve q\u00eb mbas drejt\u00ebsis\u00eb duhej t\u00eb njiheshin si Shqip\u00ebri, u lan\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn e huaj. Serb\u00ebt muarr\u00ebn gjith\u00eb Kosov\u00ebn shqiptare dhe u munduan me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shuajn\u00eb n\u00eb ato vende t\u00eb gjith\u00eb mos-serb\u00ebt. Mali i Zi u rrit edhe dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019qe, vet\u00ebm me shqiptar\u00eb e me tok\u00ebn shqiptare ku malazez\u00ebt nuk n\u00ebm\u00ebronin 1\/1000 t\u00eb vend\u00ebsve. Greqia, nga ana tjet\u00ebr, nuk u k\u00ebnaq me gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, k\u00ebrkonte edhe nj\u00eb cop\u00eb vend t\u00eb madh si t\u00eb drejt\u00ebn e vet. Nj\u00eb komitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar i vizitoi viset e dyshuara dhe vendosi q\u00eb ato, pa dyshim, ti ngeleshin Shqip\u00ebris\u00eb. Por Greqia nuk iu bind vendimit dhe rregullimit t\u00eb komitetit, edhe p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer bot\u00ebn, punoi \u00e7do lloj komedirash me finale tragjike ne Korc\u00eb e n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku ushtar\u00eb aktiv\u00eb grek\u00eb, me petka t\u00eb vend\u00ebsve, luftuan kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb foshnj\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti President! N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb vendimin e paqes nj\u00eb komb lihet i pa njohur dhe do t\u00eb p\u00ebrdoret kaq padrejt\u00ebsisht, a mundet ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb sigurohet paqja n\u00eb at\u00eb an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs? Shqip\u00ebria sikund\u00ebr Konferenca e Londr\u00ebs e kufizoi kurr\u00eb s\u2019mundej t\u00eb rronte; kishte far\u00ebn e vdekjes n\u00eb gjakun e saj q\u00eb n\u00eb lindjen e vet.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Zot\u00ebri deri tani bota na ka p\u00ebrdorur mizorisht, prandaj ngrem\u00eb z\u00ebrin ton\u00eb tek Ju, si mbrojt\u00ebsi i njer\u00ebzimit duke e ditur me siguri se marrja pjes\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00ebn udh\u00ebheqjen e drejt\u00eb e t\u00eb ndershme t\u00eb Zot\u00ebris\u00eb Suaj, n\u00eb Kongresin e Paqes, drejt\u00ebsia do t\u00eb p\u00ebrmbushet dhe shqiptar\u00ebt duke pasur t\u00eb drejt\u00ebn e vetvotimit p\u00ebr form\u00ebn e qeverimit t\u00eb tyre do t\u00eb ken\u00eb lej\u00ebn, si nj\u00eb komb i lir\u00eb, t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Lidhjen e Kombeve.<\/p>\n<p>Zot\u00ebri! Ju lutemi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djelm\u00ebris\u00eb shqiptare e t\u00eb kombit shqiptar, ta merrni k\u00ebt\u00eb komb fatkeq n\u00ebn mbrojtjen Tuaj.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrvuajturit,<\/p>\n<p>cand. med\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 cand. Bodenkultur\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 cand. ing<\/p>\n<p>Jan BASHO\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Remzi BA\u00c7E\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 H. HIFZI<\/p>\n<p>cand. jur.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 stud. phil.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 cand. Export akademi<\/p>\n<p>Nush BUSHATI\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0 Djevat KOR\u00c7A\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0 Luigj KAKARRIQI<\/p>\n<p>stud. ing\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Aspirant pharm.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0stud. ing<\/p>\n<p>Gjovalin GJIADRI\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0 Raku BUDA\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0 Fuad ASLAN<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vjen\u00eb, Austri \u00a0 15 \/ 12 \/ 1918<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LET\u00cbR E STUDENT\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb T\u00cb UNIVERSITETIT T\u00cb VJEN\u00cbS D\u00cbRGUAR PRESIDENTIT AMERIKAN WILSON N\u00cb 15 DHJETOR 1918 Akad. Prof. Dr. Apollon BA\u00c7E* &nbsp; P\u00cbRMBLEDHJE Pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe fitimit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare (28.11.1912), Shqip\u00ebria u njoh si shtet i pavarur m\u00eb 22 janar 1913 (Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr), por gjysma e saj kishte&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15,11],"tags":[42,30,39,41,40,38],"class_list":["post-1164","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-bashkekohore","category-historigrafi","tag-fitimi-i-pavaresise-kombetare","tag-kongresi-i-lushnjes","tag-leter-presidentit-wilson","tag-osmane","tag-profesor-doktor","tag-referatet","category-15","category-11","description-off"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1165,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164\/revisions\/1165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrenjettona.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}